“I kemi 12 orë të tjera – kinse art”, ekspozitë në Pallatin e Rinisë
Në vitin 2004, disa vite pasi që kishte përfunduar lufta e fundit në Kosovë, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, po rikujtohej ajo që ishte përjetuar.
Përmes një njoftimi në Facebook, drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, tregoi se si atë kohë nëpërmjet artistëve u shfaqën zëra, fotografi, video e tregime që sillnin copëza nga e kaluara, transmeton Telegrafi.
“Viti 2004. Veç pesë vjet që kishte përfunduar lufta. Kryeqyteti përjetoi një gjendje të re shoqërore, por ishte një jehonë që vinte nga Pallati i Rinisë – po rikujtohej e përjetuara. Nëpërmjet artistëve u shfaqën zëra, fotografi, video e tregime, që sillnin të gjallë një pjesë historie”, ka shkruar ajo.
Edhe tani 25 vite pas luftës, sipas Halimit erdhi një frymë e tillë. Në Galerinë 17 dhe kuruar nga Catherine Nichols, po vjen e njëjta pamje.
“Viti 2024. Në Galerinë 17, kuruar nga Catherine Nichols, vjen po e njëjta pamje, Rinesa, një vajzë në sallën gjysmë të errët, e lindur pas 2000-ta, përmes interpretimit të veprave artistike, më jep shpresë. Ne mund të jemi vazhdimësia e memories kolektive. Arti mund të bëjë këtë, askush tjetër”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhalimi.sibel123%2Fposts%2Fpfbid034hgTzXVnEQahP2Yn5vFVPVt8F3rHLB4riZUPuFqaCMSgyvGgCHF7EbVRjSzVpFKUl&show_text=true&width=500
















