Fillon edicioni i 63-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 22:23

Fillon edicioni i 63-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Me mbjelljen tradicionale të pemëve dhe leximin e poezisë në parkun e poezisë për nder të fituesit të “Kurorës së artë” për vitin 2024, poetit dhe dramaturgut të shquar francez, Zhan Pjer Simeon sot në Strugë fillon edicioni i 63-të i mbrëmjeve strugane të poezisë.

Hapja zyrtare e manifestimit do të bëhet në mbrëmje me ndezjen e flakadanit të festivalit, ndërsa për hapjen e festivalit drejtori Todorçe Tasevski paralajmëroi se do të ketë një skenografi të përgatitur enkas e cila nxjerr në pah potencialin e hapësirës skenike duke e lidhur skenën kryesore me skenën verore.

Përveç laureates në mbrëmjet e 63-ta strugane të poezisë, poezitë e tyre do t’i lexojnë fituesit e çmimeve “Vëllezërit Miladinovi”, poetja dhe teoricientja e letërsisë nga Maqedonia e Veriut Katica Qulafkova, “Urat e Strugës”, poetja gjermane Katrin Pic, si dhe poetët Bengt Berg nga Suedia, Ana Hofman nga Gjermania, Gjokçenur Çelebioglu nga Turqia, Galsansuh Dezhidma nga Mongolia.

Motoja për këtë vit është “Prekja e së bukurës” e cila i kushton homazh inovacionit të shkrimit Braill, kodifikimi i së cilës 200 vjet më parë u mundësoi të verbërve përmes prekjes dhe lehtësimit të saj të prekin botën e librit dhe letrës dhe të ndjejnë bukurinë e poezisë.

Në kuadër të programit parashihen lexime poezish ndërkombëtare, si dhe lexime poetike nga poetë të përzgjedhur për çmimin “Vëllezërit Miladinovi” për vitin 2024. Një pjesë e pandashme janë edhe portretet e fituesve të “Urave të Strugës”, “Vëllezërve Miladinovi” dhe “Struga e re” si dhe portretet tradicionale të lauretit në kishën “Shën Sofija” në Ohër.

Në program përfshihet edhe përvjetori i pesë poetëve të Maqedonisë së Veriut dhe përkujtimi i 90 vjetorit nga lindja e Petre M. Andreevski, 95 vjet nga lindja e Gane Todorovskit dhe Mateja Matevskit”, si dhe kafeja tradicionale me poezi me poetë nga platforma Versopolis. Do të jetë e hapur ekspozitë e Litov Namdag Jançivin, konsull nderi i Mongolisë me rastin e 30 vjetorit nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Festivali përfundon të dielën në manifestimin “Urat” në Urën e poezisë me lexime poetike dhe me ndarjen e çmimeve më të larta, çmimet “Kurora e artë”, “Urat e Strugës”, “Vëllezërit Miladinovi” dhe “Struga e re”. laureatëve të këtij viti Zhan Pjer Simeon, Katrin Pic, Katica Qulafkova dhe Filipa Sara Popova.

Për shkak të aktiviteteve të instalimit të skenografisë, prej orës 15 do të jetë e mbyllur rruga “Boris Kidriç” para pllajës së Qendrës së kulturës, ndërsa të dielën në orën 12 do të jetë e mbyllur rruga “Partizanska” për mbylljen solemne të manifestimit “Urat”.

298
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 22:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
298
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?