Ambasadorët që bënë shkelje do të tërhiqen – Mickoski: Hetohen edhe parregullsitë e MPJ-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:06

Ambasadorët që bënë shkelje do të tërhiqen – Mickoski: Hetohen edhe parregullsitë e MPJ-së

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se të gjithë ambasadorët tek të cilët konstatohet shkelje gjatë punës së tyre do të hiqen, shkruan Alsat.

Një pjesë e shkeljeve dhe parregullsive sa u takon ambasadorëve, sipas tij, janë bërë edhe nga vetë ministria e Jashtme.

Një ditë më parë dorëheqje dhe ambasadori i vendit në OKB në Nju Jork, në kohën që ai ishte ftuar në konsultime pas dyshimeve për keqpërdorime financiare.

Në konsultime janë ftuar dhe pritet të ftohen edhe disa ambasadorë të tjerë.

“Do të tërhiqen. Të tillë ka shumë. Një pjesë e parregullsive që hetohen janë parregullsitë në Ministrinë për Punë të Jashtme, veprimet e organeve zyrtare që kanë qenë pjesë e ministrisë si dhe disa nga ambasadorët që kanë bërë keqpërdorim të tmerrshëm të mjeteve të buxhetit të qytetarëve”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:06