Partitë vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për arratisjen e Ramadanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:08

Partitë vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për arratisjen e Ramadanit

Arratisja e Blerim Ramadanit tanimë disa ditë është ndër çështjet kryesore për të cilat partitë politike po akuzojnë njëra tjetrën për përgjegjësi dhe ndërhyrje në organet gjyqësore, shkruan Alsat.

LSDM-ja opozitare në vazhdën e akuzave të përditshme, thekson se arratisja e Ramadanit ka qenë e organizuar nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për këtë, duhet të shkarkohet ministri Pançe Toshkovski dhe eprori i kufirit verior me Kosovën, Naim Ramuka.

Sipas tyre, para se të arratiset, nën organizimin e Ramukës, Ramadani është marrë nga paraburgimi shtëpiak dhe është dërguar në Kosovë dhe më pas është kthyer.

“Më 14.08, katër ditë më vonë, gjegjësisht në ditën kur Ramadani zyrtarisht e lëshon shtetit, nëpërmjet kufirit e ka bartur një person tjetër. Për transport, këtë herë me automjet të tipit Volksvagen Pasat me targa të Shkupit, është person përgjegjës i punësuar në Komunën e Çairit si udhëheqës. Identitetin e tij nuk do ta zbulojmë dhe presim që atë ta bëjë PTHP. Ky person dhe Blerim Ramadani në kufirin e Bllacës janë lëshuar nga udhëheqësi i turnit pa kontroll, i cili ka marrë urdhër të drejtpërdrejtë që t’i lëshojë nga, qëlloni kush – Naim Ramuka”, tha Mitko Trajçuleski, deputet i LSDM-së.

Ndaj kësaj ka reaguar VMRO-DPMNE, e cila akuzon LSDM-në se po tenton që ta shpëtojë gjykatësin Pajazit Pajaziti, i cili Ramadanit ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak. Kryeministri Mickoski hodhi poshtë akuzat dhe e ftoi Prokurorinë që të hapë hetim.

“E ftoj prokurorin publik i cili është zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së menjëherë të hyjë dhe të konstatojë gjendjen faktike. Unë ju konfirmoj se atë që e ka deklaruar ai është gënjeshtër. Më pas, pasi të konstatojë Prokuroria Publike në krye me prokurorinë, i cili është zgjedhur me shumicën e LSDM-së dhe BDI-së e inkurajoj udhëheqësinë e Ministrinë e Punëve të Brendshme këtë punë ta udhëheqë nëpërmjet rrugës gjyqësore, nëpërmjet padisë për shpifje dhe prishje të reputacionit dhe nderit.

Akuza të ndërsjella ka edhe mes partive shqiptare në pushtet dhe opozitë.

“A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me VMRO DPMNE që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë që përgjegjësi ka MPB si në gjithë botën? Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi?”, theksoi BDI.

Nga VLEN theksojnë se BDI, po i ofron informata të rrejshme LSDM-së në lidhje me çështjen Ramadani.

“Duke qenë se udhëheqja e kriminalizuar e BDI-së u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in për tradhti, tani po i servon informacione të rreme LSDM-së. Dhe kështu, dëshpërimi për vëmendje mediatike e bën të vetën. Ata mendojnë se me rrëfime të tilla gjoja bombastike do të mbulojnë dobësitë e tyre të brendshme. Prandaj, i themi LSDM-së dhe BDI-së të mos sillen sipas asaj fjalës “pula e uritur, ëndërron misër”! Le të presin vendimin përfundimtar të gjykatave për ekstradimin përpara se të dalin me absurditete”, u shpreh VLEN.

Gjykatësi Pajaziti periudhën e kaluar është vënë në shënjestër të partive politike. VMRO-DPMNE-ja pushtetare akuzon se është i afërt me pushtetin e BDI-së dhe LSDM-së.

Gjyqësori në vazhdimësi është në shënjestër të kritikave për partizim, për çka po kërkohet dhe reforma./ Alsat.mk

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?