QMK: Shuhen nëntë vatra zjarri nga gjithsej dhjetë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:27

QMK: Shuhen nëntë vatra zjarri nga gjithsej dhjetë

Vazhdon edhe më tej lufta me zjarret në teritorin e vendit. Në 24 orët e fundit nga gjithsej 10 vatra zjarri në ambiente të hapura, prej të cilave nën kontroll është vënë një vatër zjarri, ndërsa nëntë janë shuar tërësisht, njoftuan  nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nën kontroll është vënë zjarri në Komunën e Demir Hisarit, afër malit Plaken mbi fshatin Virovë. Në zjarrin, siç thekson QMK-ja është përfshi bimësi e ulët dhe bar i thatë.Janë shuar zjarret në Komunën e Radovishit, tek vendi i quajtur çezma e Rudinës, në Komunën Gradsko, në fshatin Vranovc i Poshtëm, në Komunën e Strugës, në fshatin Novo Sellë dhe Tatesh dhe në fshatin Oktisi – Bellica e Poshtme. Janë shuar zjarret në Komunën e Tetovës, tek stadiumi i ri, në Komunën e Gostivarit, në vendbanimin Mlaki dhe në Komunën Vrapçishtë në fshatin Gradec. 

Nga rajoni i Shkupit janë shuar zjarret në Komunën e Studeniçanit, në fshatin Pagarushë dhe Komunën e Çairit, në rrugën “Serava” ku janë djegur mbeturina.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:27