Notari përfitoi mbi 2 milionë denarë, përvetësoi pronën e 94-vjeçarit të vdekur

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:29

Notari përfitoi mbi 2 milionë denarë, përvetësoi pronën e 94-vjeçarit të vdekur

Sektori për shkatërrim të krimit serioz dhe të organizuar ka parashtruar kallëzim penal kundër S.T.(60) nga Resnja – Maqedoni e Veriut, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i autorizimit dhe pozitës zyrtare” dhe “keqpërdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”.

Ai si notar, ka keqpërdorur autorizimin e një 94-vjeçari, për të përvetësuar pronën e tij dhe të njëjtën më pas e ka shitur, duke u pasuruar për mbi 2 milionë denarë.

Këtë, notari e ka dy muaj pasi ka vdekur 94-vjeçari.

“Gjatë vitit 2022 i denoncuari, avokat nga Resnja, me nënshkrimin dhe vilën e tij ka verifikuar dy marrëveshje për shitblerje të pasurisë së patundshme, të cilat i ka shfrytëzuar për solemnitet para noterit në Tetovë, kurse më pas ka nënshkruar edhe në grafën të shitësit, për çfarë ka shfrytëzuar autorizim me përmbajtje të pavërtetë nga personi 94-vjeçar, i cili ka vdekur para më shumë se dy muaj para verifikimit. Marrëveshjet e përgatitura dhe autorizimi janë shfrytëzuar duke potencuar të dhënat nga dokumente të udhëtimit, të lëshuara nga shteti i huaj në emër të të ndjerit. Gjithashtu, marrëveshja për shitblerje të pronës së paluajtshme nga 14.07.20022, i denoncuari i ka shfrytëzuar për solemnitet në noter dhe më pas ka dëshmuar të dhëna nga dokumenti i udhëtimit nga shteti i huaj dhe ka shfrytëzuar autorizimin e përmbajtje të pavërtetë, kurse i autorizuari ka qenë i vdekur.
Pronën e paluajtshme, në pronësi të trashëguesit të të ndjerit, i denoncuari e ka shitur te personi i tretë dhe ka arritur pasuri pronësorë në vlerë prej 2.273.965 denarë, të paguara në llogarinë e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?