As rritje rrogash dhe as transport falas për nxënësit! Qeveria i harron premtimet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 20:33

As rritje rrogash dhe as transport falas për nxënësit! Qeveria i harron premtimet

Nëntë ditë nga fillimi i vitit shkollorë rritja e pagave të mësimdhënësve dhe transporti falas për nxënësit dhe astudentët janë shndërruar në temë debate mes palëve të përfshira. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska edhe njëherë përsëriti se nuk sheh mundësi për rritje të pagave. SASHK thotë se rritja është detyrim ligjor, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë deri në mes të shtatorit. Ish-ministri Jeton Shaqiri thotë se pushteti aktual në vend të rrisë pagat, rrit arsyetimet.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, edhe njëherë ka përsëritur se rritje rrogash për mësimdhënësit këtë vit nuk do të ketë. Faji për këtë, sipas saj, bie mbi udhëheqësinë e kaluar për të cilët tha se buxhetin e një viti e kanë shpenzuar për gjashtë muaj. Bazuar në deklaratat e dy ditëve të fundit të ministres, mësimdhënësit bëjnë mirë që këtë vit të fokusohen tek pasioni dhe jo tek paraja.

“Ne jemi të hapur për bisedime dhe dialog. Nëse gjejmë ndonjë zgjidhje, sepse sigurisht nuk varet gjithçka nga ministrija e arsimit dhe dëshirat tona, në rast se krijohet ndonjë mundësi sigurisht se do ta marrim parasysh, por tani për tani unë nuk shoh se kemi ndonjë mundësi të tillë”, tha Janevska.

Lidhur me këto akuzat për shpenzim të papërgjegjshëm të buxhetit, përmes një postimi në facebook ka reaguar ish ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

“A e shihni dallimin? Jam krenar që në kohën tonë arritëm ti rrisim pagat e mësimdhënësve mbi 38%, kurse tani rriten vetëm arsyetimet. Rikujtim: rritjen e rrogave e bëmë në kohë krizash shëndetësore e energjetike”, shkruan Shaqiri.

Ndërkohë që figurat politike kërkojnë të gjejnë mbi kë bie faji, ka nisur numërimi mbrapsht i ditëve deri në fillimin e vitit shkollorë. Nga Jakim Nedelkov, kryetar i Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, thotë se mësimdhënësve u intereson të zbatohet ajo që u garantohet me ligj, pavarësisht se kush është fajtor për këtë gjendje. I pyetur nëse mund të ketë bojkot, ai tha se ende nuk kanë arritur deri në atë pikë.

“Është fakt se një numër i madh i të punësuarve janë të pakënaqur nga ky qëndrim i palëkundur i ministres së Arsimit se nuk ka para dhe kaq këtu mbaron historia. Ky nuk është argument, përkatësisht kjo nuk është përgjigje e kërkesës tonë. 04:55 Kam pasur edhe pyetje rreth asaj nëse planifikojmë protesta ose bojkot. Ne nuk kemi arritur deri në atë pikë, nuk kanë përfunduar ende bisedimet.06:06 Edhe pse data dy po afrohet, mendoj se nuk do të ndodh diçka dramatike viti shkollorë do të nisë, pa marrë parasysh se ne do ta manifestojmë pakënaqësinë tonë. 06:20 Ne bisedime do të kemi, ja le të themi deri në mes të shtatorit”, u shpreh Nedellkov.

Nga lëvizja e të rinjve “Rinia e Kuqe” thonë se deklaratat e ministres janë të pacipa dhe skandaloze, duke iu referuar këtu edhe një tjetër problematike në arsim që doli në pah ditët e fundit, asaj të transportit falas për nxënësit dhe studentët. Ata kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të shlyejë borxhin ndaj qytetit të Shkupit që ky shërbim kyç për të rinjtë të mos shfuqizohet.

19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 20:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
19
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?