“Bilbilat e Labërisë”/ Festivali i parë i polifonisë po mbahet në Bënçë, bën bashkë 120 artistë popullorë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 21:03

“Bilbilat e Labërisë”/ Festivali i parë i polifonisë po mbahet në Bënçë, bën bashkë 120 artistë popullorë

“Bilbilat e Labërisë” edicioni i parë i Festivalit të polifonisë labe po mbahet në Bënçë të Tepelenës përgjatë kësaj jave.

18 grupe të njohura popullore nga i gjithë jugu po i japin gjallëri një zone që këtë sezon po pret shumë vizitorë.

Grupet polifonike dhe të valleve kanë mbërritur nga Himara, Lunxhëria, Përmeti, Vlora, Gjirokastra e zona të tjera të Tepelenës.

Katina Beleri, grupi i Himarës:

“Unë sot do vij me dy këngë, njëra e Neço Mukës “Djali i gurit të rëndë” dhe një tjetër këngë po e Neço Mukës “Zura një mike suliote” Kënaqësi e veçantë që ky është fillimi i një festivali që do bëhet traditë këtu në Bënçë. Uroj që të mos shterojë kurrë kjo këngë që kemi ne në folklorin shqiptar.”

Koço Vasili, grupi i Lunxhërisë:

“Këto janë aktivitete që ndihmojnë për të shkëmbyer eksperiencën mes grupeve, të mësojmë nga njëri-tjetri. Ne do të paraqesim dy pjesët tona një këngë dhe një valle që i kemi përgatitur me seriozitet.”

Aurel Bariu, sazet e Përmetit:

“Ne jemi grupi i sazeve të Përmetit dhe sot do të prezantohemi me një kaba ” Do marr çiften do dal për gjah” dhe këngën e Selam Musait ” Çe zure topin nga gryka” Po vazhdojmë traditën që ajo të mos vdesë kurrë. Unë jam Aurel Bariu, nipi i Laver Bariut.”

Prurjet e natës së parë në këtë festival të polifonisë kanë qenë shumë autentike. Ka pasur këngë të trashëguara brez pas brez që shpesh sjellin e dokumentojnë ngjarje historike reale. Në Tepelenë ka shumë këngë që lidhen me periudhën e Ali Pashës. Humori popullor i përdorur në vargjet e polifonisë u soll me finesë si një kakateristikë tipike e folklorit në Labëri.

Top Channel

335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Gusht, 2024 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
335
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?