Nuk ndalet Donald Trump, kërcënon edhe Mark Zuckerberg: Do shkosh në burg përjetë!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 22:20

Nuk ndalet Donald Trump, kërcënon edhe Mark Zuckerberg: Do shkosh në burg përjetë!

Kandidati për president në radhët e republikanëve Donald Trump kërcënoi me burgim të përjetshëm Mark Zuckerberg, nëse shefi ekzekutiv i Meta-s tenton të komplotojë kundër tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ish-presidenti ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se manjati i teknologjisë ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në favor të Joe Biden.

“Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën ndonjë gjë të paligjshme këtë herë, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, ashtu si të tjerët që do të përpiqen të mashtrojnë në zgjedhjet presidenciale të 2024,” shkruan Trump në librin “Save America”, që pritet të dalë shumë shpejt

Sipas shtëpisë botuese Winning Team Publishing, libri i Trump do të kushtojë 99 dollarë, teksa një kopje e nënshkruar me firmën e ish-presidentit do të arrijë deri në 400 dollarë.

Deklarata e Trump vjen pasi Zuckerberg i dërgoi një letër Kryetarit të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, ku rrëfehet se administrata Biden i bëri presion Facebook-ut që të censuronte përmbajtjen e Covid-19 në vitin 2021.

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë pretendimet e Zuckerberg dhe tha se “inkurajonte veprime të përgjegjshme” nga Facebook për të garantuar sigurinë publike.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 22:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?