Rritja e rrogave në arsimin e Maqedonisë së Veriut, temë e diskutuara ndërmjet sindikatave dhe kryeministrit Mickoski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:05

Rritja e rrogave në arsimin e Maqedonisë së Veriut, temë e diskutuara ndërmjet sindikatave dhe kryeministrit Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot u takua me përfaqësuesit e sindikatave në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera u diskutua edhe për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov. Ai sqaroi që në takim u disktua për sttusin social të të puënsuarve në arsim.

“U diskutua që sa më shpejtë të konfirmohet dhe nënshkruhet marrëveshja kolektive për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Pritet që sa më shpejt të dilet me qëndrimet e harmonizuara nga të dyja palët, për çka qytetarët do të informohen. Jemi të bindur se anëtarët e SASHK-ut do të jenë të kënaqur prej rezultatit të negociatave”, deklaroi Nedelkov.

Zbatimi i reformave në arsim, ishte një nga sfidat që u diskutua në këtë takim, ku morën pjesë edhe disa ministra tjerë të Qeverisë së RMV-së.

“U diskutua edhe për strategjinë afatgjatë dhe dinamikën e rritjes së rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm, ashtu që të punësuarit do të marrin vendin e merituar në shoqëri”, deklaroi Nedelkov.

Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit paralajmëroi marrjen e vendimeve të mira për përmirësimin e gjendjes të të punësuarve.

“Në takim kemi biseduar për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, gjendjen në arsim, shkencë dhe kulturë, marrëveshjen kolektive si dhe gjendjen me rrogat dhe tendencën tonë që ata të rriten në përputhje me mundësitë reale ekonomike”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, në ribalancin e buxhetit për vitin 2024 nuk është paraparë as paga minimale më të larta, për çka kanë reaguar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ndërkohë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) më 23 shtator njoftoi se i ka dhënë një javë afat Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të ulet për të biseduar rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kishte premtuar që rritje të rrogës për 12 përqind në arsim do të ketë prej muajit mars, ndërsa sindikalistët kërkojnë rritje prej muajit të shtatorit.

259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?