“Ditët e librit arbëresh”, të ftuar edhe akademikë nga Italia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:23

“Ditët e librit arbëresh”, të ftuar edhe akademikë nga Italia

Nën moderimin e prof. Diana Kastratit u hap sesioni i parë i veprimtarisë “Ditët e Librit Arbëresh”. Drejtuesja e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Diana Kastrati, bëri një prezantim të të ftuarit special në këtë aktivitet, antropologut Mario Bolognari.

Prof. Bolognari mbajti një lectio magistralis, me temë: “Jeta, vdekja, ringjallja. Simbolika dhe ritualiteti i kostumit femëror arbëreshe”. Në kumtesën e tij ai foli për dinamikat e migrimit në Itali dhe se si kjo ka ndikuar në komunitetin e arbëreshëve, që për një moment u duk se u zhduk.

Ai foli për vështirësitë e komuniteteve arbëreshe edhe në karrierën e tij akademike duke filluar prej vitit 1972, kur iu propozua të shkonte në jug të vendit dhe aty kuptoi se gjuha tradicionale arbëreshe po shkonte drejt heshtjes dhe kështu lindi libri “Heshtja e Traditës” (1978).

Prof. Bolognari bëri një hyrje të zhvillimeve politike dhe ecurisë së legjislacionit dhe pikëpyetjeve që ka prodhuar Ligji 482/1999. Ai foli në kumtesën e tij për funksionet e veshjes në faza të ndryshme të jetës prej lindjes deri në vdekje, përgjatë gjithë ciklit jetësor të njeriut.

Konkretisht, ai u ndal në funksionet e veshjes arbëreshe, në faza të ndryshme të ciklit jetësor dhe konceptimit ad hoc të veshjes për këto faza të jetës, por edhe përtej saj duke u bërë shoqëruese të gruas arbëreshe edhe në jetën e përtejme. Ligjërata u përmbyll me një hapësirë për pyetje drejtuar prof. Bolognari-t që sollën diskutime e debat mbi temën e prezantuar./atsh/

485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?