Në Berlin u hap ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 21:39

Në Berlin u hap ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”

Në ambientet e Friedrich-Ebert-Stiftung në Berlin u hap ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”.

Hapjen e ekspozitës e bënë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, dr. Faruk Ajeti, dhe dr. Helene Kortländer, drejtuesja për Evropën Lindore e Fondacionit Friedrich Ebert. Ambasadori Ajeti theksoi rëndësinë e rezistencës paqësore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai u shpreh se „nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetatarët e Kosovës zgjodhën një rrugë të veçantë të rezistencës paqësore, një rrugë të unitetit, të durimit dhe shpresës. Rezistenca paqësore ishte një qasje e pazakontë për Ballkanin. Kjo politikë largpamëse duke krijuar institucionet paralele kundër represionit dhe brutalitetit serb ndikoi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Rezistenca paqësore ishte më shumë se një betejë politike – ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e Perëndimit për aspiratat për pavarësi, me mjete paqësore, një politikë aspak e lehtë për atë kohë. Kjo pjesë e historisë më të re të Kosovës mbetet një pjesë qendrore e kujtesës sonë kombëtare dhe një dëshmi e vendosmërisë dhe guximit të shoqërisë sonë.“

Pas hapjes së ekspozitës, u zhvillua një panel diskutimi me temën “Toka e largët, konflikti aktual: Mosmarrëveshja serbo-shqiptare mbi Kosovën në vitet 1990 dhe sot“. Në këtë panel morën pjesë: kreatori i ekspozitës Shkumbin Brestovci, studiuesja Blerta Ismajli, dhe historiani Konrad Clewing.

Ekspozita u organizua nga Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Österreichische Akademie der Wissenschaften

dhe Leibniz-Institut für Ost- und Südosteuropaforschung.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 tetor 2024 në ndërtesën e Fondacionit Friedrich Ebert, Hiroshimastraße 17-28, 10785 Berlin.

482
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Tetor, 2024 21:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
482
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?