A e dije se çdo qelizë e trupit tënd, i dëgjon mendimet e tua?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 20:35

A e dije se çdo qelizë e trupit tënd, i dëgjon mendimet e tua?

Sa e rëndësishme është të mendojmë e të flasim në mënyrë të dobishme për një shëndet të mirë fizik por mbi të gjitha për një mirëqenie psiko-emocionale.

Mendimet, nuk janë vetëm fjalë në mendjen tonë. Mendimet janë ato që gjenerojnë sinjale kimike që përshkruajnë trupin, duke ndikuar në çdo qelizë tonën.

Sipas kësaj logjike, kuptojmë se mendimet negative, mund të shkaktojnë stres dhe sëmundje, ndërsa mendimet pozitive janë ato që na japin mundësinë për një mirëqenie që nuk rrezikohet nga faktorë të jashtëm dhe që kanë ngarkesë emocionale pesimiste.

Disa shembuj mendimesh që kanë një efekt negativ ne trupin tonë:

“Nuk jam i/e zonja sa duhet..” nxisim prodhimin e adrenalinës në trup duke ndikuar për shumë gjatë një ndjesi ezaurimi mendor dhe lodhje kronike.

“Nuk meritoj të jem i/e lumtur për gabimet që kam bërë”, rrezikojmë të mos e prodhojmë serotoninën (hormonin e lumturisë) dhe nxisim ndjenjën e depresionit dhe të mbyllurit në vetvete.

Një mendim si; “ Unë jam një dështim”, rrit prodhimin e kortisolit ( hormonin e stresit) duke sjellë probleme në tretje dhe dhimbje koke.

Disa shembuj mendimesh që kanë një efekt pozitiv në trupin tonë:

“ Unë mund ta kalojë këtë sfidë”, stimulon prodhimin e dopaminës duke përmirësuar motivimin dhe nivelin e përqëndrimit.

“Ndihem krenare për çka kam arritur”. Ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës e cila na bën të ndihemi të lumtur.

“ Unë marr mësim nga çdo eksperiencë”, bën aktivizimin e korteksit prefrontal, duke përmirësuar aftësinë e marrjes së vendimeve.

“Unë meritoj suksesin dhe të jem i/e lumtur”, bën të mundur prodhimin i endorfinës, e cila përmirëson humorin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë jemi në gjendje t’i shkaktojmë trupit tonë, përmes mendimeve tona. Le të përpiqemi të gjykojmë dhe të mendojmë në mënyrë të dobishme dhe inkurajuese, pa u zhytur dhe pa u mposhtur nga problematikat e jetës sonë të përditshme por të mësohemi të bashkëjetojmë me to në mënyrë produktive dhe të përballemi me optimizëm edhe atëherë kur jeta na përball me vështirësi. Mos harrojmë se çdo mendim i yni dhe ngarkesa emocionale që i vesh mendimet tona, reflekton plotësisht në çdo qelizë të trupit tonë!

Ndryshoje jetën tënde duke ndryshuar mënyrën tënde të të menduarit!

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?