5 gabimet e rrezikshme që bëni me tenxheret multicooker

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:01

5 gabimet e rrezikshme që bëni me tenxheret multicooker

Përdorimi i një tenxhereje multicooker mund të jetë një mënyrë për të përgatitur vaktet më me lehtësi. Tenxhere të tillla janë pajisje elektrike kuzhine për gatim të automatizuar, të cilat janë në gjendje të ziejnë, pjekin, ziejnë me avull, skuqin ushqimin etj.

Megjithatë, ka disa rreziqe të mundshme sigurie që lidhen me këto pajisje nëse nuk përdoren siç duhet.

Moskontrollimi i unazës vulosëse: Unaza mbyllëse është një element thelbësor që siguron mbylljen e duhur të tenxheres multicooker. Nëse dëmtohet, vendoset në mënyrë jo të duhur ose mungon, mund të shkaktojë rrjedhje avulli dhe humbje të presionit gjatë gatimit, gjë që mund të ndikojë te koha e gatimit dhe siguria e ushqimit. Tenxhere të tilla funksionojnë me presion të avullit, ndaj siguroheni që unaza të jetë e vulosur mirë.

Mbushja e tenxheres përtej kapacitetit: Mbushja e tepërt e tenxheres multicooker përtej kapacitetit të rekomanduar mund të shkaktojë spërkatje të ushqimit, bllokim të valvulës së lëshimit të avullit dhe gatim jo të mirë.

Mospërdorimi i mjaftueshëm i lëngjeve: Tenxheret multicooker kërkojnë sasi minimale lëngu (zakonisht ujë ose lëng mishi) për të krijuar avull dhe për të gatuar me presion. Nëse nuk përdorni mjaftueshëm lëngje, tenxherja mund të mos arrijë presionin e nevojshëm.

Hapja e kapakut shumë shpejt: Hapja e kapakut përpara se presioni të jetë çliruar plotësisht, mund të jetë e rrezikshme. Avulli dhe lëngu i nxehtë mund të shpërthejnë, duke shkaktuar djegie. Gjithmonë prisni ose përdorni valvulën e çlirimit të shpejtë të avullit.

Ruajtja e gabuar e ushqimit: Pas gatimit, vendoseni ushqimin në enë të tjera. Lënia e ushqimit në tenxhere për një kohë të gjatë mund të çojë në rritjen e baktereve dhe sëmundje të shkaktuara nga ushqimi.

Për të përdorur pajisje të tilla në mënyrë të sigurt, lexoni me kujdes udhëzimet përkatëse.

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?