Kodra e Diellit mbulohet nga dëbora
Rreshjet e borës që nisën një ditë më parë, kanë mbuluar zonat më të larta, përfshi edhe Kodrën e Diellit dhe bashkë me këtë pritet të fillojë sezoni i ri turistik.
Autoritetet atje thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një sezon pozitiv dimërorë. Kjo qendër turistike është zbukuruar nga reshjet intensive që vazhdojnë të shtojnë trashësinë e borës në ato zona malore.
Përkundër reshjeve të dendura të borës, rrugët janë të kalueshme për në Kodër të Diellit, por nga Drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë rekomandojnë për vozitje të kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes. Temperaturat minimale sot në mëngjes kanë qenë -5 në Kodrën e Diellit, shkruan Tetova Sot.
Temperaturat minimale sot në mëngjes kanë qenë -5 në Kodrën e Diellit, -3 në Mavrovë, -2 Krushevë, -1 Berovë, 0 Ohër, Pretor, Prilep, 1 Tetovë, Manastir, Dibër, Kriva Pallankë, 2 Strumicë, Vinicë, 3 Shkup- Zajçev. Rid, Kumanovë, Shtip, 4 Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi, Kavadar, 5 Gjevgjeli.
Lartësia e borës arrin në 22 cm në Berovë, 10 në Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, 7 Krushevë dhe Pretor.
Gjatë natës ka mbizotëruar mot me reshje shiu, ndërsa në male me borë.
Në disa vende ka fryrë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut. Flaka Media