Opinion | Artan Grubi në fund të vitit 2024

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 18:44

Opinion | Artan Grubi në fund të vitit 2024

Emri më i përmendur dhe më i sulmuar në hapsirën politike shqiptare, është emri i ish-Zv. Kryeministrit të Parë të Maqwdonisë së Veriut, ish-Ministrit të Sistemit Politik të Maqedonisë së Veriut, ish- Deputetit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ish-Sekeretarit të Përgjithshëm të BDI-së dhe ish- Shefit të Kabinetit të Ali Ahmetit, mikut tim Artan Grubit!

Lufta kundër Ali Ahmetit, nuk po ndalet, goditjet ndaj Tij, në të kaluarën janë bërë duke e sulmuar edhe Artan Grubin!
Ali Ahmetin vazhdojnë ta sulmojnë edhe sot, kur Artan Grubi, është tërhequr me shpejtësi e disciplinë rigoroze, në respekt maksimal ndaj SHBA-së, prej kur doli emri i Tij në Listën Non Grata të Amerikës!

Gjatë konferencës së Udhëheqesit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti në Kosovë, më 29 Dhjetor 2024, pas përfundimit të një evenimenti në nderim të ditës së veteranëve të UÇK-së, në pyetjen e gazetarëve për Artan Grubin, Lideri i Kombit u përgjigj se: “…Artan Grubi nuk ka ikur por është në hapsirat shqiptare…” dhe perifrazimi është, se nuk mund të dorëzohet deri sa në Maqedoni të Veriut, do të ketë Drejtësi Selektive!
Drejtësia Selektive, e thënë nga Lideri i Madh i Kombit Ali Ahmeti, është një moment i veçantë dhe një zhvillim i ri në skenën politike e të sistemit të drejtësisë, në Maqedoninë e Veriut!

Artan Grubi edhe kur nuk ishte në listen e Amerikës është sulmuar!

Edhe tash që është në listen e Amerikës po sulmohet!

Por edhe neser kur të del nga lista e Amerikës, me gjasë do të vazhdojë të sulmohet!

Dhe pse do të vazhdojë të sulmohet, kjo dihet ose është e ditur, sepse ishte bashkëpunëtori i afërt dhe i besuar i Ali Ahmetit!

Kushdo që ka qene dhe është me Ali Ahmetin, pavarësisht nga gabimet në hapa që mund të ketë bërë, kurrë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kundër SHBA-së, Aleatit më të madh të Kombit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut në veçanti!

Artan Grubi në fund të vitit 2024, mbetet një nga shqiptarët që dominoi skenën politike shqiptare, të cilit i adresohen suksese edhe deshtime të BDI-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Dhjetor 2024!

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 18:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?