Largimi Masiv i të rinjve nga Maqedonia

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 20:32

Largimi Masiv i të rinjve nga Maqedonia

Shkruan: Nustret Demiri

Largimi masiv i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut është një fenomen i vazhdueshëm që ka rrënjë në disa faktorë kryesorë, duke përfshirë kushtet ekonomike, diskriminimin, nepotizmin dhe mungesën e perspektivës për një të ardhme më të mirë.

Shkaqet kryesore të ikjes (emigrimit) :

Gjendja Ekonomike dhe Papunësia

Paga të ulëta dhe kosto e lartë e jetesës.

Mungesa e vendeve të punës (bazuar në profesion) , sidomos për të rinjtë dhe të arsimuarit.

Ekonomia e dobët dhe mungesa e investimeve të huaja, një strategji jo adekuate dhe jo te volitshëm për investitorët, disballans mes shpërndarjes së investitorëve nëpër zonat e lira ekonomike

Nepotizmi dhe Korrupsioni

Vendosja në punë me lidhje familjare apo politike, dhe jo mbi bazën e meritokracis dekada me radh.

Favorizimi i anëtarëve të partive politike në punësime dhe përfitime ekonomike.

Korrupsioni në institucione, që pengon një konkurrencë të ndershme në tregun e punës.

Arsimi dhe Perspektiva e të Rinjve

Sistemi arsimor joefikas dhe mungesa e mundësive për zhvillim profesional.

Shumë të rinj që diplomohen nuk gjejnë punë në profesionet e tyre.

Migrimi i studentëve për arsimim më të mirë në vendet perëndimore, duke mos u kthyer më.

Mungesa e Stabilitetit Politik dhe Perspektivës për të Ardhmen

Kriza politike e vazhdueshme dhe mungesa e reformave të qëndrueshme.

Paaftësia e shtetit për të krijuar kushte që njerëzit të qëndrojnë dhe të investojnë në vendin e tyre.

Pasojat e Emigrimit Masiv

Zbrazja e vendit nga fuqia punëtore dhe inteligjenca e re.

Tkurrja e popullsisë dhe ritja e numrit të popullsis pasive për punë (pensionistëve) .Krijimi i një pasigurie për përkujdesje ndaj kësaj kategorie.

Më pak investime dhe më shumë varësi nga dërgesat e diasporës.

Kjo situatë kërkon reforma të thella posaçërisht ne asrsim me forcimin e shkollave profesionale, ekonomi me ritjen e standardit jetësor (një jet të dinjitetshme) , administratë dhe drejtësi të profesionalizuar për të ndalur këtë trend dhe për të krijuar një Maqedoni të Veriut më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Shkurt, 2025 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?