Faton Ahmeti nga Tetova: Këto zgjedhje të rëndësisë së veçantë
Edhe zyrtarisht po e fillojmë fushatën për Zgjedhjet Presidenciale nga Reçica e Vogël, vendi ku janë marrë gjithmonë vendime të rëndësishme për popullin, dhe do të vazhdojmë edhe më tutje të qëndrojmë përballë çdo stuhie që na e rrezikon të mirën e përgjithshme të të gjithë qytetarëve, kështu thotë Faton Ahmeti sekretar gjeneral i BDI-së pas hapjes së shtabit zgjedhor në Tetovë.
“Sonte po e hapim Shtabin zgjedhor të Tetovës, që do të shërbejë për të koordinuar aktivitetet e degës që do të kemi gjatë fushatës. Zgjedhjet e tanishme janë të rëndësisë së veçantë. Kur i gjithë rajoni po përballet me ndikimin rus dhe të shteteve tjera armiqësore, ne e kemi për detyrë që këtyre problemeve t’u dalim në ballë, ashtu siç ka bërë gjithmonë kryetari ynë, z. Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë veprimtarisë politike”, tha Ahmeti.
Ai falënderoi bashkëpartiakët, përfaqësuesit e partive nga koalicioni “Fronti Europian” dhe të gjithë pjesëmarrësit në hapjen e shtabit zgjedhor në Tetovë. Flaka Media