Shqiptarët në mes të Enver Hoxhës dhe Titos

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 08:32

Shqiptarët në mes të Enver Hoxhës dhe Titos

ENVERISTËT

Derisa enveristët dhe antienveristët në Shqipëri dihet se kush ishin dhe kush janë edhe sot, e çfarë blloqesh përfaqësonin dhe përfaqësojnë!

Enveristët dhe antienveristët në Kosovë edhe këta dihet se kush ishin e kush janë, por këta në Kosovë dallojnë, dallojnë, sepse në Kosovë antienverist ishin ata të pushtetit jugosllav, pra ishin zyrtarët e pushtetit, e keta ishin zagarët titistë… dhe titistët shqiptar në Kosovë, nuk ishin skenderbegas kryengritës, por nga ata që ua mbathin jashtë teritorit të Arbërit, ata madje as zogist në shumë raste nuk ishin…, jo sepse Zogu ishte patriot e atdhetar shqiptar e mbrojtës i interesave tokësore e teritoriale të Shqipërisë, por sepse te ishe zogist antienverist jashtë Shqipërisë, duhej të ishe antienverist jugosllav, antienverist autonomist, antienverist vetqeverisës dhe antienverist i painkuadruar…., dhe edhe ai pak petk, sado tradhëtar, ishte pengesë për pasterti të demostrimit të besnikërisë së shitur…

Fotoja e Enver Hoxhës në mes të popullit shqiptar ishte si patriot e atëdhetar…

TITISTËT

Titistët serbo-maqedono-malazez, dëshmojnë faktet se hartonin platformën e shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Kosova dhe viset e saja, por edhe zbatonin me rigorizitet aplikimin ekstrem te elaborateve shfarosëse të Andriqit, Qubrilloviqit etj..!

Titistët ishin ata klysh bushtrash, të të gjitha ngjyrave, ishin të të gjitha ekstremeve , ishin të hurit e të litarit, i kishin të koncentruara forcat e tyre djallëzore, për të mposhtur çdo gjë përparimtare shqiptare dhe të mbështetur e të përkrahur nga Shqipëria enveriste!

Titistët jo shqiptar dhe shqiptar, ishin kundër luftës së armatosur të popullit shqiptar të Kosovës, sepse ishin kundër ekzistencës së Shqipërisë, prandaj ishin kundër largimit të Serbisë pushtuese nga Kosova!

Titistët ishin dhe mbeten përgjithmonë kundër aspiratave liridashëse të mirëfillta progresive shqiptare jashtë kufinjëve politik të Shqipërisë Nënë!
Titistët janë antienveristët më të tërbuar!

Fotoja e Titos në Kosovë – Rugovë, në mes të asaj shtrese politikanësh, ishte foto e arkitektit dhe kundërshtarit të përspektivës së popullit shqiptar të Kosovës për Shqipëri kundër bashkjetesës në Jugosllavi!

Enveristet dolën fitimtar!
Titstët përfunduan humbës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 11 Mars 2025!

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 08:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?