Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë” u hap për vizitorët në Kosovë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:45

Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë” u hap për vizitorët në Kosovë

Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë”, i cili përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje dixhitale, hapi dyert për vizitorët në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, raporton Anadolu.

Ndër vizitorët e parë të këtij muzeu ishin edhe ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı dhe Konsulli i Përgjithshëm të Prizrenit Celal Doğan, të cilët panë nga afër materialet, objektet dhe videot nga periudha e luftës në muzeun e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës.

Në deklaratën e tij për gazetarët, ambasadori Angılı tha se shumë njerëz nga Türkiye, Ballkani dhe Gadishulli Arabik luftuan së bashku dhe ranë dëshmorë në luftërat e njohura edhe si Beteja e Galipolit.

Angılı tha se turqit, shqiptarët, boshnjakët dhe goranët e Kosovës luftuan krah për krah në këtë luftë.

“Prandaj më duket shumë e rëndësishme dhe e vlefshme që ky muze i lëvizshëm i Luftërave të Çanakalasë erdhi në Kosovë për t’u takuar me kosovarët fillimisht në Prishtinë, pastaj në Mamushë, Dragash dhe Prizren”, tha ambasadori.

Koordinatori i projektit të këtij muzeu, Engin Karataş tha se ata do të qëndrojnë në Ballkan për dy muaj dhe se do të hapin dyert e muzeut, ku do të përpiqen të bëjnë të ndihet shpirti i Çanakalasë, në qytete të ndryshme të shtatë vendeve të Ballkanit.

Muzeu i lëvizshëm viziton rrugët e përcaktuara në kuadër të organizimit që filloi në vitin 2021 në kuadër të projektit të kryer nga Drejtoria e Zonës Historike të Çanakalasë.

Muzeu, i cili u përgatit për të përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje dixhitale.

Ky muze i cili do të vizitojë qytete të ndryshme të Kosovës deri më 19 mars, do të vazhdojë rrugën e tij edhe në vendet e tjera të Ballkanit.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 12:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?