I plakur, i thinjur, i rrudhur. Si dukej ish presidenti Thaçi pas 5 vitesh qëndrimi në Hagë | FOTOGRAFI
Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot qëndroi në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale për të vizituar babain e sëmurë. Kjo vizitë nuk kaloi në heshje dhe jashtë syve të opinionit publik. Me t’u dhënë lajmi që ish kreu i UÇK-së ndodhej në Klinikën Interne të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, qindra qytetarë shkuan për t’a parë nga afër, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka.
Ajo që ra në sy ishte pamje e tij fizike. Rrudha të shtuara në ballë, zbehje e fytyrës dhe ca vite ngarkesë mbi supe, dëshuman se sa ka ndryshuar ish presidenti Thaçi për këto pesë vite sa qëndron në paraburgim në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Korrik të vitit 2020 udhëtojë për në Hagëë me ftesë të Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë po akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Procesi gjyqësor ndaj tij po vijon edhe pas pesë vite, përsa kohë po qëndron në paraburgim.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit.

Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.














