Hashim Thaçi takoi prindërit dhe gruan, por vëllezërit i pa vetëm nga larg

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 21:48

Hashim Thaçi takoi prindërit dhe gruan, por vëllezërit i pa vetëm nga larg

Para se Hashim Thaçi të arrinte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, hetuesit dhe zyrtarët e angazhuar nga Haga, inspektuan nga afër krejt terrenin.

Ish-presidenti i Kosovës po vinte për ta parë nga afër babain e tij të sëmurë, Haxhi Thaçin, i cili po trajtohet në spital për të tretën herë radhazi brenda vitit, pas sulmeve në tru e problemeve me veshkë, njofton Klankosova.tv.

Siç merr vesh Klani, ish-kryeministrit, brenda iu lejua takimi edhe me nënën dhe gruan e tij.

Çdo bisedë brenda QKUK-së që Thaçi e bëri me familjarët e tij, u përkthye dhe u shënua nga zyrtarët e Dhomave të Specializuara që po i qëndronin krejt kohës pranë.

Herë pas here, hynë edhe punëtorët tjerë shëndetësorë për ta përshëndetur Thaçin, të cilin e shoqëruan deri te dalja edhe pasi e përfundoi vizitën.

Ndërkohë jashtë, njërin prej liderëve kryesorë të Kosovës prej kohës së luftës e deri në vitin 2020, e prisnin edhe vëllezërit bashkë me familjarë tjerë e bashkëpunëtorë të kohëve të vështira, por Policia e Kosovës që asiston si rëndom EULEX-in dhe hetuesit e Hagës gjatë operacioneve si ky, patën për detyrë të mos lejojnë askënd t’i afrohet ish presidentit të Republikës.

Në kronikën e mëposhtme mund të ndiqni çdo detaj nga krejt vizita në Prishtinë e ish-udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2025 21:48