Mesazhi i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu për festën e Fitër Bajramit | VIDEO

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Mars, 2025 21:24

Mesazhi i kreut të BFI-së Shaqir Fetahu  për festën e Fitër Bajramit | VIDEO

Me rastin e Fitër Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Ef. Fetahu, ka dërguar mesazhin e Bajramit. Sipas kreut të BFI-së, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë, teksa shton që muaji i agjërimit le të ketë shërbyer si ngritje e moralit dhe solidaritetit ndaj njëri tjetrit.

Në vazhdim mesazhi i plotë:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (Kaptina Al-A`la, 14, 15)

Të nderuar besimtarë dhe besimtare,

Vëllezër dhe motra,

Nesër është dita e Fitër Bajramit, ditë e cila është festë gëzimi dhe krenarie për besimtarët që, me angazhim dhe devotshmëri, përmbushën obligimet e muajit të Ramazanit, duke përfshirë agjërimin dhe ibadetet e tjera.

Sot ndahemi nga muaji i bekuar i Ramazanit, përçka e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi ta përjetojmë këtë muaj të shenjtë, ku dëshmuam se agjërimi është një obligim hyjnor, është një akt i forcës së besimit dhe vetëdijes për përkushtimin ndaj Zotit.

Gjatë këtij muaj zemrat tona u mbushën me besim dhe dije, ngritëm moralin, respektin, solidaritetin, humanitetin, tolerancën dhe paqen. Ky muaj na inkurajoi që të punojmë për një të ardhme të qetë, të ndritur dhe pozitive.

Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerëzores mbi jonjerëzoren.

Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.

Vëllezër dhe motra,

Kam nderin e veçantë, që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, t`i përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, kudo që ndodhen, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë agjërimin, ibadetet dhe lutjet tona dhe t’i shpërblejë ato ashtu siç di vetëm Ai.

Gëzuar Fitër Bajramin! E gëzofshim të gjithë!

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Mars, 2025 21:24
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë