Shkon në 60 numri i viktimave në tragjedinë e Koçanit

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 21:59

Shkon në 60 numri i viktimave në tragjedinë e Koçanit

Numri i viktimave të rastit tragjik në Koçan shkoi në 60-të. 29-të vjeçari Aleksandar Karadakovski, njëri prej 4 pacientëve të cilët ishin në gjendje kritike ndërroi jetë. Ai po trajtohej në Lituani.

“Bëhet fjalë për Aleksandar Karadakovski, i cili është 29 vjeçar dhe shëroheshte në Lituani. Dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes. Lajme të mira që janë për sot se gjthsej kanë mbetur prej 100-98 pacientë që u trajtuan, mbeten vetëm 78 pacientë që trajtohen këtu në Shkup dhe jashtë vendit. Në Shkup janë 14 pacientë prej të cilëve 5 sot lëshohen në shtëpi, se janë në gjendje të mirë dhe mbeten vetëm 9 pacientë që shërohen në Shkup. Jashtë shtetit mbeten 69 pacientë pasi që sot 6 kthehen”, tha Taravari.

Drejtori i spitalit të Qytetit Nebojsha Nastov njoftoi i ndjeri ka pasur djegie të rënda në kokë, qafë dhe gjymtyrë.

“Është dëmtuar një pjesë e madhe e organeve të frymëmarrjes, në fund të kësaj ka ardhur në përkeqësimin e gjendjes”, deklaroi Nastov.

Prokuroria Themelore Publike-Koçan e ndërpreu procedurën ndaj Aleksandar Karadakovskit, i cili ishte menaxhues i diskotekës se djegur.

“Duke qenë se viktima e 60-të e sotme nga zjarri katastrofik në Koçan është një person i cili paraprakisht ka qenë i përfshirë me urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore, në cilësinë e menaxherit të personit juridik, Prokuroria Themelore Publike Koçan do të lëshojë urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore për të, pas marrjes së dokumentacionit zyrtar për shkakun e vdekjes”, thotë Prokuroria.

Pas vdekjes së Karadakovskit, i cili ishte një ndër pacientët në gjendje kritike, Taravari tha se edhe 3 pacientë tjerë që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje të rëndë.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 21:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?