Antikorrupsioni ndaloi procedurën për pasurinë e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 22:05

Antikorrupsioni ndaloi procedurën për pasurinë e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe

Komisioni Antikorrupsion e ndaloi procedurën për formularin e pasurisë së deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Në vendimin që komicioni publikoi të enjten në mbrëmje, theksohet se pas verifikimeve në Kadastër, Regjistrin Qendror, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe disa banka, është konfirmuar se formulari i Filipçes ishte i plotë dhe nuk kishte fshehje të të dhënave për pasurinë.

Çështja u hap vitin e kaluar, kur qeveria akuzoi Filipçen se nuk kishte deklaruar pasurinë në formularin e pasurisë në Komisionin për parandaliminn e Korrupsionit dhe se gjendja e tij pasurore ndryshonte nga gjendja e mëparshme në fund të mandatit si ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i LDSM-së u akuzua se kishte fshehur pasuri, duke mos deklaruar të gjitha shtëpitë e tij. Filipçe këmbënguli se pasuria ishte deklaruar sipas rregulloreve të reja të Komisionit Antikorrupsion dhe se nuk kishte fshehje, por vetëm disa kopje të ndryshme të pasurisë në Kadastrën për të njëjtat prona.

Ndalesa e procedurës vjen një ditë pas takimit mes Mickovskit dhe Filipçes.

Lexo edhe: Takim unifikues apo takim përçarës! 

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Prill, 2025 22:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?