”Marshi për engjëjt”, në Koçan!

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:22

 ”Marshi për engjëjt”, në Koçan!

Një numër i madh i qytetarëve nga Koçani sot morën pjesë në “Marshin e engjëjve” të cilin e organizuan familjet e të rinjve të vdekur në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”.

Tubimi paqësor filloi në Parkun e Revolucionit në orën 12 e 5 minuta, si simbol i reagimit të vonuar institucional, ndërsa pastaj qytetarët u nisën drejt Qendrës Tregtare, drejt ndërtesës së Komunës Koçan, Stacionit të Policisë dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

Duke u ndalur shkurt para institucioneve, të pranishmit bënë pyetje për përgjegjësinë e kompetentëve dhe kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre.

“Kush i vrau engjëjt tanë, kush i vrau heronjtë tanë dhe kush i bëri hi ato fytyra të engjëjve”, theksoi një nga nënat e të vdekurve.

Të pranishmit shtuan se nëse të gjitha institucionet i kryenin detyrat e tyre nuk do të shkaktohej tragjedia. Marshi përfundoi në vendin e njëjtë ku edhe filloi, ndërsa qytetarët theksuan se do të kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre.

Paraprakisht, në njoftimin me shkrim për marshin organizatorët theksuan se ai nuk është për personat e sigurimit në diskotekë, ndërsa qytetarët të cilët nuk e pranojnë këtë nuk duhet të përfshihen

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?