Regjistrimet në shkollat e mesme fillojnë më 14 qershor

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:49

Regjistrimet në shkollat e mesme fillojnë më 14 qershor

Regjistrimi i parë elektronik për shkollimin e mesëm për vitin shkollor 2025-2026 do të zgjasë nga 14 deri më 17 qershor, ndërsa regjistrimi i dytë është më 30 qershor. Listat përfundimtare të renditjes pas të dy regjistrimeve do të publikohen nga shkollat më 2 korrik. Ashtu si në vitet e kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumentet në letër në shkolla, por po bëhen përpjekje që nga viti i ardhshëm shkollor procesi të digjitalizohet plotësisht.

Për këtë informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska në emisionin “Për ose kundër” në TV Alfa, duke theksuar se konkursi është krijuar në bashkëpunim me komunat.

“Komunat kishin për detyrë të bënin një analizë të tregut të punës dhe të njoftonin Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për kuadrin që u nevojitet. Në bazë të atyre informacioneve e krijuam konkursin, i cili është publikuar në faqen tonë të internetit dhe në mediat e shtypura”, tha Janevska.

Sa i përket dhënies së maturës shtetërore, ministrja informoi se këtë vit një pjesë e nxënësve do të japin provimet në hollat dhe sallat sportive brenda shkollave, ndërsa një pjesë në amfiteatrot e fakulteteve më të afërta, për të siguruar objektivitet më të madh të të gjithë procesit.

Ajo tha se është e domosdoshme të ketë një distancë prej 1.5 metrash midis nxënësve, duke u bërë apel atyre që të mos shqetësohen nga ambienti ku do të japin provimin dhe të fokusohen në përgatitjet.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?