1 Maj do të shënohet me protesta për paga më të larta

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2025 22:22

1 Maj do të shënohet me protesta për paga më të larta

Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira të punës. Protesta do të fillojë në ora 11 para Shtëpisë së punëtorëve dhe janë ftuar të marrin pjesë Shoqatat sindikale në LSM dhe anëtaret e saja, sindikata të tjera, punonjësit, qytetarët, luftëtarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut, raporton MIA.

“Të gjithë ata të cilët mendojnë mirë për punëtorin duhet të na bashkohen në këtë 1 Maj dhe përmes protestës të shprehin pakënaqësinë e punonjësve për shkak se pagat në Maqedoni janë të mjerueshme, nuk rriten siç parashihet me marrëveshje kolektive dhe Qeveria dhe punëdhënësit refuzojnë të rrisin pagën minimale në 500 euro dhe të rrisin të gjitha pagat e tjera me të paktën 100 euro”, tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Në marshin e fundit protestues, anëtarët e organeve më të larta në LSM-së kërkuan para Qeverisë tërheqjen e vendimit për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë dhe uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në nivelin e pagës minimale. Nga LSM gjithashtu kërkuan të ndalojnë sulmet ndaj sindikatave.

Ata i kanë dërguar propozim kryeministrit Hristijan Mickoski që bashkërisht të miratohet paga minimale prej 500 euro, si dhe të rriten pagat e tjera për 100 euro. Nëse nuk rritet paga minimale, kryesia e LSM-së shpall grevë të përgjithshme dhe nëse nuk rriten pagat e punëtorëve, shpallin protestë. Për 1 maj pritet të ketë protesta.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2025 22:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?