BDI përgënjeshtron Mexhitin: S’jemi strehë për servilët, agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2025 21:45 Përditësuar

BDI përgënjeshtron Mexhitin: S’jemi strehë për servilët, agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në Top Tema në TV Telma bëri të ditur se ka pasur ofertë për ta ndarë VLEN-in.

Mexhiti tha se i kanë ofruar të kthehet në BDI, dhe ta marrin partinë dhe ta reformojnë. Siç bëri të ditur Mexhiti, nuk e ka pranuar ofertën, pasi që siç shtoi ka pranuar të jetë pjesë e ndryshimit në koalicionin VLEN.

“Ka tentime dhe kishte tentime për ndarje të VLEN-it. Ofertën e parë e kisha unë, nga ndërmjetësues, më thanë hajde në BDI, tash nuk është Artani, do të pastrohet edhe më tej partia, Ahmeti do të pensionohet, e marrim partinë dhe e reformojmë. Pro unë nuk pranova, se kam pranuar të jem pjesë e ndryshimit në VLEN. Siduket Taravari ka pranuar ndonjë ofertë”, deklaroi Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN.

BDI nuk është strehë për servilët, agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët. Kështu partia e Ali Ahnetit ka përgënjeshtruar zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, i cili sonte në Top Tema në TV Telma bëri të ditur se ka pasur ofertë për ta ndarë VLEN-in. Mexhiti tha se i kanë ofruar të kthehet në BDI, dhe ta marrin partinë dhe ta reformojnë. Siç bëri të ditur Mexhiti, nuk e ka pranuar ofertën, pasi që siç shtoi ka pranuar të jetë pjesë e ndryshimit në koalicionin VLEN, u përgjigjen nga kjo parti.

“Deklarata e tij se i është ofruar rikthimi në BDI sepse ‘Ali Ahmeti do të tërhiqet dhe ai do ta marrë partinë’ është jo vetëm gënjeshtër e ulët, por edhe dëshmi e arrogancës së një njeriu që mendon se partia është plaçkë për pazare”, thotë në reagim BDI.

Reagimi i plotë i BDI-së:

BDI nuk është strehë për servilët, agjentët e nëntokës dhe bukëshkalët

BDI ka lindur nga gjaku i UÇK-së dhe është ndërtuar mbi vlerat e sakrificës, përkushtimit dhe përfaqësimit të denjë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Këto vlera nuk mund të përlyhen nga ish-funksionarë të cilët, për më shumë se 20 vite, përfituan nga emri dhe autoriteti i Ali Ahmetit, vetëm për ta përdorur këtë trashëgimi për ngritjen e klaneve familjare dhe lidhjeve të errëta nën tokë.

Izet Mexhiti nuk u largua nga BDI për parime, por për interesa. Ai nuk e kaloi vetingun për korrupsionin dhe devijimet ideologjike që kërkonin pastrim të brendshëm – sepse ai ishte i kapur nga to.

Dhe sot, në vend që të kërkojë falje për dëmin që i shkaktoi strukturës dhe besimit të anëtarësisë, krenohet që është bërë shërbëtor i projektit më antishqiptar në historinë e vendit tonë – një qeveri që fyen gjuhën, mohon barazinë dhe përjashton shqiptarët nga vendimmarrja.

Deklarata e tij se i është ofruar rikthimi në BDI sepse “Ali Ahmeti do të tërhiqet dhe ai do ta marrë partinë” është jo vetëm gënjeshtër e ulët, por edhe dëshmi e arrogancës së një njeriu që mendon se partia është plaçkë për pazare.

BDI nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë strehë për klane, nepotizëm, korrupsion dhe shërbëtorë të projekteve antishqiptare.

Vlerat e Izet Mexhitit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vlerat tona.

BDI ecën përpara me popullin, me rininë, me idealin dhe me vizionin për një shtet të barabartë dhe dinjitoze për të gjithë.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2025 21:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?