“Të punësuarit në sektorin privat meritojnë paga më të larta” 

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2025 23:08

 “Të punësuarit në sektorin privat meritojnë paga më të larta” 

Lidhja e Sindikatave të RMV-së kërkon që pagat në sektorin privat të rriten menjëherë. Nënkryetari i LSM-së për sektorin privat Ivan Peshevski ka deklaruar se të punësuarit në sektorin privat meritojnë kushte pune dinjitoze dhe paga më të larta, për shkak se siç thotë ai sektori privat në vend është nxitësi kryesor i gjendjes ekonomike të vendit.

IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LSM-SË

“Sektori privat në Maqedoni është nxitësi kryesor i situatës ekonomike të vendit. Sektori privat është diçka që duhet përmirësuar menjëherë me staf dhe të rinjë të kualifikuar. Por këto dy punë kërkojnë kushte pune dinjitoze dhe të sigurta dhe paga më të larta. Pagat më të larta nuk janë një pagë prej 500 eurosh, por një pagë minimale prej 500 eurosh që do të shumëzohet me koeficientin e përcaktuar në mënyrë që pagat në këtë sektor të kalojnë 50 dhe 60,000 denarë, aq sa është minimumi që duhet të marrin punonjësit në sektorin privat”.

Peshevski më tej tha se kërkesa e tyre vlenë për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat dhe theksoi se nëse pagat nuk rriten shpërngulja e fuqisë punëtore nga vendi do të jetë edhe më e madhe.

IVAN PESHEVSKI, NËNKRYETAR I LSM-SË

“Sidomos ata që para disa ditëve deklaruan se ka mungesë stafi në vend. Do të ketë edhe më shumë nëse nuk i rrisni pagat. Me gjithë respektin e duhur për disa punëdhënës nga sektori privat, të cilët respektojnë si ligjin ashtu edhe marrëveshjen kolektive, këto probleme i kanë tejkaluar prej kohësh, por kjo është një përqindje shumë e vogël e numrit të përgjithshëm të të punësuarve”.

Peshevski rikujtoi se në protestën e 1 majit do të kërkohet zgjidhje për të gjitha problematikat e të punësuarve në vend. Ai i bëri thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve që të marrin përgjegjësi për situatën aktuale dhe të mundësojnë një rritje të menjëhershme të pagave në sektorin privat.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Prill, 2025 23:08
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë