Aggeler: SHBA mbështet punën e gjyqësorit për të siguruar që drejtësia të mbetet e arritshme

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:12

Aggeler: SHBA mbështet punën e gjyqësorit për të siguruar që drejtësia të mbetet e arritshme

Ambasadorja e SHBA-së në RMV, Angela Aggeler në fjalën hyrëse në tryezën e rrumbullakët “A na duhet një Ligj për Gjykatën Kushtetuese?” që u zhvillua në Gjykatën Kushtetuese, tha se duhet shfrytëzuar ky moment për të kujtuar për kë punoni dhe pse u emëruat këtu. Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve.

Ky është vërtet një moment vendimtar jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësor dhe, më e rëndësishmja, për qytetarët e këtij vendi. Ju lutem shfrytëzojeni këtë moment për të kujtuar për kë punoni dhe pse u emëruat këtu. Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq, Shtetet e Bashkuara mbështesin punën e gjyqësorit për të siguruar që drejtësia të mbetet e arritshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese”, tha Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Aggeler.

Ajo përshëndeti debatin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese, i cili tha se duke përfshirë opinionin rritet transparenca dhe është gjithashtu një fillim për të rivendosur besimin në gjyqësor dhe vendimet e tij.

“Transparenca jo vetëm që ndërton besim, por gjithashtu mund të ndihmojë në forcimin e nevojës së madhe dhe rolit themelor të pavarësisë gjyqësore. Kushtetuta është themeli i institucioneve demokratike në këtë vend dhe garantuesi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve të tij. Roli i një Gjykate Kushtetuese të pavarur është ta mbështesë këtë me vendimet e saj, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për një demokraci të shëndetshme.

Nuk besoj se po e ekzagjeroj kur them se ky është vërtet një moment vendimtar jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për kolegët tuaj kudo në gjyqësor, dhe më e rëndësishmja për qytetarët e këtij vendi. Ju lutem, shfrytëzojeni këtë moment, ju lutem kujtohuni për kë punoni dhe pse u vendosët këtu, dhe ju lutem, për ata prej jush që janë gjyqtarë, kujtohuni dhe kujtojini vetes betimin që keni bërë, dhe për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kudo në gjyqësor, ju bëj thirrje ta ndiqni këtë proces.

Ligjet në këtë vend, sado të ndërlikuara të jenë, duhet dhe mund të funksionojnë në dobi të qytetarëve. Si partnerë dhe miq, Shtetet e Bashkuara mbështesin punën e gjyqësorit për të siguruar që drejtësia të mbetet e arritshme, e paanshme dhe e rrënjosur në vlerat kushtetuese”, tha ambasadorja Aggeler.

49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:12
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë