Prof. dr. Bekim Fetai edhe zyrtarisht është rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:16

Prof. dr. Bekim Fetai edhe zyrtarisht është rektor i  Universitetit “Nënë Tereza”

Prof.Dr Bekim Fetai mori sot zyrtarisht detyrën e rektorit të ri nga rektori i deritashëm Prof.Dr. Izet Zeqiri.

Në fjalimin gjatë marrjes së mandatit, rektori Bekim Fetai theksoi se do të punojë sipas shembullit të Nënës Terezë, duke theksuar një maksimë të saj: “Unë vetë nuk mund ta ndërrojë botën, por mund të hedh një gurë në ujë dhe të krijoj shumë dallgë”.

“Kjo filozofi pasqyron gjithashtu misionin tonë si universitet – të krijojmë valë ndryshimesh produktive përmes arsimit që tejkalon kufijtë, kulturat, kombësitë dhe prejardhjet e ndryshme akademike dhe disiplinat shkencore. Ne nuk jemi vetëm një institucion mësimor, por edhe një komunitet i dedikuar ndaj dijes, njerëzimit, rritjes intelektuale, të menduarit kritik dhe përgjegjësisë sociale. Së bashku, duam të ndërtojmë një universitet që jo vetëm do të ndriçojë mendjet, por edhe do të edukojë zemrat e brezave të rinj. Ne do të krijojmë një mjedis në të cilin çdo student dhe çdo anëtar i shoqërisë sonë do të ndihet i vlerësuar, i respektuar dhe i frymëzuar për të bërë më të mirën e tij”, theksoi Fetai.

Njoftoi se edhe UNT-ja do të synojë drejt bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar ndhe hulumtim dhe iovacione që kontribuojnë për të mirën e shoqërisë.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?