Pasiguria në punë: Vitin e kaluar 17 persona humbën jetë – 116 u lënduan në vend të punës!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:24 Përditësuar

Pasiguria në punë: Vitin e kaluar 17 persona humbën jetë – 116 u lënduan në vend të punës!

Nga viti në vit shtohet numri i viktimave dhe të lënduarve nëpër vendet e tyre të punës. Në vitin 2024 në mbarë vendin janë evidentuar 17 fatkeqësi me përfundim fatal, që është numër në rritje krahasuar me vitin 2023 ku ishin regjistruar 15 viktima.

Sipas shoqatës për mbrojtje në punë, 116 punëtorë janë lënduar në 2024-tën, ndërsa në vitin 2023 ky numër ishte 98. Viktimat që të gjithë janë meshkuj dhe numri më i madh i tyre nga mosha 34 deri në 40 vjeç. Me numrin më të madh të viktimave kryeson Shkupi, ku në vendet e tyre të punës humbën jetën 5 persona.

“Sipas raportit tonë, administrata publike dhe mbrojtja, vitin e kaluar kishin numër më ta lartë të lëndimeve, më pas vijon industria e ushqimit, ndërtimtaria, më pas janë veprimtaritë në amvisëri, këtu më së shumti janë punonjësit bujqësorë, sepse shumë prej fatkeqësive në bujqësi, në raportin e përgjithshëm në nivel të shtetit, numërohen si fatkeqësi komunikacioni…”, tha Sllavica Jankova, përfaqësuese e Shoqatës së Maqedonisë për Mbrojtje në Punë.

Sllavica Jankova nga kjo shoqatë, thotë se mungon një sistem i unifikuar i evidencës, ndërsa nevojiten edhe akte nënligjore me qëllim që të merren masa për parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Kreu i Komunës së Aerodromit tha se vitet e fundit në këtë komunë nuk ka pasur lëndime të rënda të punëtorëve, ndërsa po merren masat e nevojshme për pajisje të plotë mbrojtësi për mbi 100 punëtorë sezonal.

“Mbajmë evidenca për të punësuarit tanë, ka ndodhur ndër vite të kemi nga disa punëtorë të lënduar gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre në terren, e që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe higjienës…Më shpesh lëndime më të lehta, lëndime të ndodhur gjatë fatkeqësive, pa ndonjë përfundim fatal”, u shpreh Dejan Miteski, Kryetar i komunës së Aerodromit.

Në ditën botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë, në territorin e komunës së Aerodromit, u mbollën 17 fidanë në nderë të viktimave që vitin e kaluar humbën jetën në vendet e tyre të punës./Alsat/

776
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
776
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?