Mustafi: Qoku që u bë deputet me votat e tetovarëve dhe gostivarasve, sot po manipulon!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:47

Mustafi: Qoku që u bë deputet me votat e tetovarëve dhe gostivarasve, sot po manipulon!

Duket pak simtomatike aktivizimi dhe paraqitjet e fundit të mikut tim Bekim Qoku. Ai si proçembajtës i bisedimeve brenda VLEN-it duhet që të del dhe ta thotë të vërtetën ashtu siç është, e jo të luaj zëdhënësin e njërës apo tjetrës parti, shprehet Huzeir Mustafi nga ASH-Taravari.

Sipas tij, fshehja pas ombrellës së Vetëvendosjen dhe kryeministrit Albin Kurti nuk të jep të drejtën që të manipulosh me opinionin.

“Si do të jetë nëse do të ishte aq parimor në zgjedhjet e fundit parlamentare do të kishte kandiduar në zonën numër 5, aty ku jeton dhe vepron, por ja që për shkak të “parimeve” vendosi të bëhet deputet me votat e qytetarëve të Tetovës, Gostivarit e rrethinës. Pastaj për të qenë edhe më i sigurtë gjithmonë për shkak të “parimeve” nga pozita nr 4 insistoi dhe doli në pozitën nr. 2 në radhitjen e numrave të listës për deputet”, tha ai.

Kështu që, vijon reagimi, një këshillë miqësore për deputetin Qoku, ke obligim njerzor e moral që ti përfaqësosh ata qytetarë që ju kërkuar votën, ata duan që të jesh pak më aktiv në punën e kuvendit si në komisione ashtu edhe në seanca plenare, sepse sa mbaj mend unë për një vit mandat nuk është se je paraqitur më shumë se 2 – 3 herë!

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Prill, 2025 22:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?