BDI: VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2025 11:20

BDI: VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve

Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së se “bashkëpunimi i një partie shqiptare me BDI-në është vetëvrasje politike” nuk është gjë tjetër veçse dëshmi e ambicies së tyre të rrezikshme për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare, me synim krijimin e një strukture shqiptare marionetë nën kontroll – dhe njëkohësisht, dëshmi e urrejtjes dhe  hakmarrjes  së tyre ndaj BDI-së dhe shqiptarëve – për qëllime  të thella  gjeopolitike, antieuropiane dhe shoviniste”, reaguan nga BDI.

Pse kjo urrejtje dhe hakmarrje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve?

E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”.

E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit – gjë që i trembi oligarkët që shpresonin se, duke e mbajtur vendin jashtë BE-së, do të ruanin monopolin mbi privatizimet e tyre kriminale.

E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar që shpresonin të vazhdojnë aktivitetet e tyre në errësirën e mungesës së monitorimit.

E katërta, sepse BDI e zbatoi Marrëveshjen Kornizë, e cila solli barazi mes të gjitha komuniteteve – diçka që shqetësoi bërthamat nacionaliste që ëndërronin për epërsi etnike mbi qytetarët e tjerë.

E pesta, ambicia për të krijuar një strukturë shqiptare marionetë që do t’i shërbejë politikave antieuropiane, diskriminuese dhe shoviniste  të kësaj qeverie antishtetërore.

Këto janë arsyet e vërteta të fobisë së tyre ndaj BDI-së – sepse BDI promovon një shtet të barabartë, mbron karakterin multietnik, hapi portat euroatlantike dhe e largoi vendin nga projektet autoritare dhe antieuropiane. VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve, përfundon reagimi nga BDI.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Prill, 2025 11:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?