BDI: Anulimi i vendimit për Medresenë – një akt i rrezikshëm që godet liritë themelore dhe kohezionin ndërfetar

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 09:40

BDI: Anulimi i vendimit për Medresenë – një akt i rrezikshëm që godet liritë themelore dhe kohezionin ndërfetar

Vendimi i fundit për të anuluar statusin e Medresesë përbën një precedent të rrezikshëm që trondit themelet e një shoqërie të barabartë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Ky nuk është një vendim teknik – por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtës për arsim fetar dhe ndaj lirive të garantuara me Kushtetutë dhe ligje.

Ky akt dërgon një mesazh të qartë se ky regjim është i gatshëm të flijojë parimet themelore të drejtësisë dhe barazisë fetare.

Në vend që të mbrojnë vlerat, ata po fshijnë institucione që prej vitesh kanë kontribuar për bashkëjetesë fetare, zhvillim kulturor dhe tolerancë.

Më shqetësuese është se vasalët e LEN-it, me bashkëpunimin dhe heshtjen e tyre, po e legjitimojnë këtë drejtim antidemokratik dhe jo vetëm që po shkaktojnë dëme të pariparueshme, por edhe po manipulojnë me paturpësi opinionin publik, duke hedhur akuza të rreme dhe duke u shndërruar në instrument të shkatërrimit të arritjeve shoqërore.

BDI u bën thirrje qytetarëve, bashkësive fetare, sektorit civil dhe partnerëve ndërkombëtarë – të mos qëndrojnë indiferentë ndaj këtij devijimi të rrezikshëm.

Nuk është kjo një çështje partie – kjo është një çështje parimore, që prek lirinë, dinjitetin dhe barazinë e çdo qytetari.

Nuk duhet të lejojmë kthimin pas.

Do të kundërshtojmë me vendosmëri çdo përpjekje për përjashtim, përçarje dhe për minimin e lirive themelore të qytetarëve.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 09:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?