Mickoski: 80 komuna kanë dorëzuar rreth 900 aplikime për realizimin e projekteve

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 16:21

Mickoski: 80 komuna kanë dorëzuar rreth 900 aplikime për realizimin e projekteve

“Më lejoni të ndaj me ju një lajm të mirë, e ai është se, siç më informoi ministri për vetëqeverisje lokale, deri më sot – praktikisht, pasi kishte disa ditë të lëna që projektet të arrijnë edhe me postë – të gjitha komunat, gjithsej 80, kanë dorëzuar aplikime për realizimin e projekteve nga thirrja e dytë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se janë dorëzuar pothuajse 900 aplikime nga 80 komuna për realizimin e projekteve.

“Dhe mund të them se tani kemi gati 900 vetëm nga thirrja e dytë. Ose, kur t’i mbledhim ato nga thirrja e parë dhe e dytë së bashku, do të kemi gjithsej 1.200. Këto janë 1.200 kantiere ndërtimi në Maqedoni. Kjo është një gjë historike, do të thosha shekullore. Dhe këtë e bëjmë për gjeneratat e ardhshme, por edhe për gjeneratat e sotme të cilat meritojnë kushte më të mira për jetë,” theksoi ai.

Mickoski porositi se si Qeveri do të vazhdojnë të investojnë në zhvillimin e komunave.

“Ne do të vazhdojmë me realizimin edhe në periudhën që vijon dhe prisni shumë lajme të mira, në muajt në vijim, për qytetarët dhe për Maqedoninë si shtet, sepse, do ta përsëris, është mirë të ndërtohet – për këtë na kanë zgjedhur qytetarët,” është decid Mickoski.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2025 16:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?