VLEN: Ka dështuar plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2025 11:19

VLEN: Ka dështuar plani i BDI-së për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Pazari që BDI-ja e bëri personalisht me Arben Taravarin për destabilizimin e qeverisë dhe shkaktimin e zgjedhjeve të parakohshme, ka dështuar, reaguan nga VLEN

Kumtesa:

Shpresa dhe gënjeshtra e fundit që BDI u servonte anëtarëve të saj, se do të kthehej shpejt në pushtet, tashmë është e kaluar.

Nuk ndihmoi as Oligarkia, as Soravia, as Llotaria. Këto janë fytyra e vërtetë e turpit të BDI-së dhe sinonimi i keqpërdorimit të pushtetit për pasurimin e familjes. 

Ideja për pluralizëm, demokraci dhe luftë kundër korrupsionit triumfoi në zgjedhje – dhe po triumfon edhe ndaj këtyre lojërave të errëta dhe përpjekjeve të përsëritura për të përçarë trupin politik shqiptar. Ali Ahmeti nuk ka më fuqi, përmes ndarjes së shqiptarëve, të mbajë pushtetin, të vendosë i vetëm, të pasurohet familja e tij dhe të detyrohen fëmijët tanë të largohen nga vendi.

VLEN është krenar për demokracinë dhe pluralizmin që solli, ndërsa BDI dëshiron që një parti e vetme të sundojë.

VLEN është krenar që i bashkon shqiptarët, ndërsa BDI i përçan.

VLEN është krenar që solli përgjegjësi për politikanët e korruptuar, ndërsa BDI kërkon të mbrojë kriminelët nga radhët e familjeve të tyre.

VLEN është krenar që është një forcë demokratike, ndërsa BDI është parti e njëfamilje.

BDI duhet të pajtohet me faktin se do të mbetet në opozitë për shumë vite. Populli është kundër BDI-së. Bashkësia ndërkombëtare është kundër BDI-së. Partnerët strategjikë janë kundër BDI-së.

BDI është e vetmuar, e izoluar dhe e padëshiruar nga partnerët seriozë. BDI ka mbetur e vetmuar në anijen që po fundoset, së bashku me politikanët e korruptuar që ende i kontrollon.

VLEN është me popullin, me partnerët dhe me fitoren.

292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2025 11:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?