VLEN: 9 dhe 10 Maji – 2015, Ditë të kobshme në Kumanovë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 08:20

VLEN: 9 dhe 10 Maji – 2015, Ditë të kobshme në Kumanovë

Në kujtesën e errët të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, 9 dhe 10 maji i vitit 2015 do të mbeten përgjithmonë si ditë zie dhe dhimbjeje. Në lagjen e Trimave të Kumanovës u zhvillua një nga ngjarjet më tragjike dhe më të errëta të pasluftës një operacion i përgjakshëm që mori jetë njerëzish, shkatërroi shtëpi dhe la pas vetes plagë të thella në përjetimet e popullit shqiptar, thonë nga VLEN.

Kumtesa:

Por, as kjo ngjarje e trishtë nuk ishte shkas që BDI të shkëputej nga pushteti. Ata silleshin sikurse nuk ka ndodhur asgjë. Kjo sjellje jo vetëm që është fyerje ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, por dëshmon qartë për shkëputjen e kësaj klase politike nga realiteti i shqiptarëve të zakonshëm.

Një dekadë nga kjo ngjarje nuk nënkupton demencë te populli shqiptarë, ne, të gjithë, kujtojmë me shumë dëshpërim ato ditë të trishta, braktisjen e shtëpive, trauma të fëmijve, ikje, vaj, vuajtje që nuk pluhuroset dot. Por, sërish eksponentët e partisë që thirreshin si gardianët e popullit shqiptarë, BDI, vazhdonin të kriheshin ata që nuk kishin çfarë, mbjellnin flokët, talleshin në institucione publike, shtirreshin për kapadai teksa populli shqiptarë kishte qindra plagë vuajtje që burim kryesor ishte keqqeverisja e tyre.

Ngjarja e Kumanovës nuk është vetëm një kapitull i hidhur në historinë tonë, por edhe një tregues i qartë i dështimit moral, politik dhe institucional të atyre që për vite me radhë kanë keqpërdorur pushtetin në emër të shqiptarëve.

VLEN shprehë keqardhje të thellë të gjithë të rënëve dhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre në ato ditë të kobshme. Njëkohësisht, angazhimi ynë i përhershëm është që e vërteta për 9 dhe 10 majin të mos zbehet kurrë dhe që përgjegjësit për këtë tragjedi të dalin një ditë para drejtësisë.

Shqiptarët meritojnë drejtësi, dinjitet dhe përfaqësim të denjë, kurrsesi harresë dhe tallje.

293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2025 08:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?