Taravari: Nuk kam arsye të kërkoj falje, unë i dëshiroj vetëm shëndet Selës

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 22:18 Përditësuar

Taravari: Nuk kam arsye të kërkoj falje, unë i dëshiroj vetëm shëndet Selës

Pas deklaratave të Ziadin Selës se Arben Taravari duhet të kërkojë falje për vendimin e tij për të hyrë në koalicionin VLEN, që sipas tij çoi në përçarjen e Aleancës për Shqiptarët, ka ardhur një reagim i prerë nga vetë Taravari.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Taravari tha se nuk ka asnjë arsye të kërkojë falje – përkundrazi, ai thotë se është Ziadin Sela që i detyrohet një ndjesë.

“Nëse ka dikush që duhet të kërkojë falje, mendoj se është e kundërta,” u shpreh Taravari, duke shtuar: “Por pavarësisht asaj, unë z. Selës i dëshiroj vetëm shëndet.”

Kjo përplasje verbale rihap plagët brenda ASH-së dhe nxjerr në pah ndasitë e thella që po e përçajnë këtë subjekt politik në një periudhë kyçe zgjedhore.

Taravari: Besimi në Qeveri ka rënë – ASH më mirë në opozitë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërthyer me deklarata të forta për gazetën LAJM, duke e cilësuar si “të mjerueshme” situatën e besimit brenda koalicionit qeverisës, transmeton Flaka Media.

“Nuk kemi qëndrim përfundimtar, por unë personalisht mendoj se ASH është më mirë në opozitë. Raportet brenda Qeverisë janë të rrënuara, besimi mes nesh është thuajse inekzistent”, deklaroi Taravari, duke shtuar se do të zhvillojë edhe një takim përmbyllës me kryeministrin Mickoski para se kryesia e partisë të marrë vendimin final.

Ai theksoi se Aleanca do të përqendrohet në fushatë, organizim të brendshëm dhe përpjekje për të fituar sa më shumë komuna në zgjedhjet e ardhshme.

Aleanca me rrugën e saj! Taravari: S’ka bashkim me Frontin Evropian

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dhënë një deklaratë të prerë për gazetën LAJM, duke refuzuar kategorikisht çdo mundësi që partia e tij të bëhet pjesë e të ashtuquajturit “Front Evropian”, transmeton Flaka Media

“Aleanca për Shqiptarët nuk e ka plan të bëhet pjesë e Frontit Evropian. Do të dalim me lista të veçanta për këshilltarë. Të bëhemi pjesë e tyre? Assesi, as që e diskutojmë!”, u shpreh Taravari prerë, duke i uruar “suksese” atyre që, sipas tij, kanë zgjedhur një rrugë tjetër.

Deklarata vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve dhe pritet të përforcojë pozicionin e ASH-së si një forcë e pavarur politike, larg bashkimeve të momentit. Flaka Media

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 22:18 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?