ASH hap zyrën në Shkup dhe zgjedh shefin e shtabit për Çairin
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, njoftoi përmes një postimi në Facebook zgjedhjen e Muhedin Bravës si shef të shtabit zgjedhor për Komunën e Çairit. Taravari theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt fitores në zgjedhjet e Tetorit dhe shprehu urimet për sukses, transmeton Flaka Media
“Sot në Shkup hapëm zyrën e re të Aleancës për Shqiptarët. Po sot zgjodhëm shefin e shtabit për Çairin, z.Muhedin Brava. Sot ndodhën dy ngjarje të rëndësishme drejt historisë të Fitores së Tetorit! Suksese”, shkruan Taravari. Flaka Media