Agravon debati: Arben Taravari e quan pensionist të BDI-së, Izet Mexhitin!

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2025 18:47

Agravon debati: Arben Taravari e quan pensionist të BDI-së, Izet Mexhitin!

Ka agravuar debati mes liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, dhe liderit të Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, pas vendimit të Taravarit për t’u tërhequr nga koalicioni VLEN dhe nga Qeveria, shkruan Flaka

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe ironike në rrjetet sociale, Taravari u shpreh:

“Të flasë për ndryshim një veteran, pensionisti i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe gësharake! Të shkosh me ty është të paralizohesh!”

Deklarata vjen si kundërpërgjigje ndaj fjalëve të Izet Mexhitit, i cili kritikoi ashpër vendimin e Taravarit për të braktisur koalicionin VLEN dhe për ta cilësuar këtë si një veprim të pabesë ndaj partnerëve opozitarë dhe qytetarëve. Në reagimin e tij, Mexhiti tha:

“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin. Ti nuk po kthehesh te populli. Ti po kthehesh te lista e zezë. Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhtove Qeverinë. Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASH-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASH-së.”

Koalicioni VLEN, i përbëhej nga ASH, Lëvizja Demokratike (LD), Lëvizja Besa dhe Alternativa, ishte formuar si një alternativë përfaqësuese për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me synimin për të sjellë ndryshim politik dhe për të ndalur dominimin shumëvjeçar të BDI-së.

Megjithatë, vendimi i Taravarit për të lënë koalicionin dhe për t’u tërhequr nga pjesëmarrja qeveritare ka krijuar një krizë brenda bashkepunëtorët e dikurshëm.

Përplasjet verbale mes Taravarit dhe Mexhitit sinjalizojnë një thellim të krizës politike në radhët e bllokut shqiptar, në një kohë kur vendi përgatitet për një sezon të ri zgjedhor dhe përballje të reja politike. Flaka Media

35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2025 18:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
35
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?