Fushatë kundër Ahmetit nga media afër VMRO-së, narrativë e rreme e izolimit nga ndërkombëtarët

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 14:46

Fushatë kundër Ahmetit nga media afër VMRO-së, narrativë e rreme e izolimit nga ndërkombëtarët

Një nga mediat në gjuhën maqedonase, Kurir.mk, e lidhur ngushtë me partinë e kryeministrit Kristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në, ka nisur një fushatë kritike ndaj liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Sipas këtij portali opozitar, Ahmeti po humb ndikimin ndërkombëtar dhe mungon në takimet kyçe me liderë të lartë që vizitojnë Maqedoninë e Veriut, njofton Flaka Media

Në listën e vizitorëve të huaj gjatë vitit të fundit janë emra të njohur si Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, liderë rajonalë, si dhe përfaqësues të lartë nga BE, OSBE dhe Kombet e Bashkuara. Media maqedonase pretendon se Ali Ahmeti nuk ka qenë prezent në këto takime, duke nënkuptuar një izolim të qëllimshëm dhe humbje të rolit të tij në skenën politike dhe ndërkombëtare.

“Kush qëndron pas mungesës së Ahmetit në këto takime kyçe? A është kjo një sinjal i qartë i izolimit ndërkombëtar për liderin e BDI-së?” pyet Kurir.mk, duke përforcuar narrativën se Ahmeti po dobësohet politikisht.

Por, këto pretendime bien ndesh me realitetin

Në muajt e parë të vitit 2025, Ali Ahmeti ka zhvilluar një sërë takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues ndërkombëtarë dhe liderë rajonalë. Më 8 maj, BDI-ja nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Nacional Demokratik (NDI), një organizatë ndërkombëtare me reputacion të lartë për mbështetjen e proceseve demokratike.

Gjatë muajit prill, Ahmeti zhvilloi takime me Ambasadoren e Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, dhe me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Ai takohet gjithashtu me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, si dhe me përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane.

Gjithashtu, Ali Ahmeti u prit nga eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, përfaqësuesi i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathiesen.

Ai pati takime edhe me përfaqësues të Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (APES), një organizatë me rol të rëndësishëm në informimin ndërkombëtar, si dhe me Ambasadorin e Çekisë në Shkup, Jaroslav Ludva.

Këto takime dëshmojnë qartë prezencën dhe angazhimin e vazhdueshëm të Ali Ahmetit në arenën ndërkombëtare, duke hedhur poshtë pretendimet për izolim dhe mungesë ndikimi.

Fushata mediatike e Kurir.mk duket të jetë një përpjekje e qëllimshme për të dobësuar pozitën politike të liderit të BDI-së dhe për të krijuar një narrativë të pasaktë për rolin e tij në proceset politike në Maqedoninë e Veriut. Flaka Media

49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2025 14:46
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
49

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë