Paratë e qytetarëve për shokët e partisë – Afera e radhës në Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 22:49

Paratë e qytetarëve për shokët e partisë – Afera e radhës në Tetovë

Një skandal i ri i dyshuar korruptiv po trondit Komunën e Tetovës, pas publikimeve të fundit nga Open Finance dhe raportimeve nga TetovaSot, të cilat ngrenë dyshime serioze për keqpërdorime flagrante të parasë publike përmes të ashtuquajturave “kontrata në vepër”.

Sipas të dhënave zyrtare nga portali Open Finance, më 14 maj 2025, pensionisti Adnan Beadini ka përfituar 60.000 denarë (rreth 1.000 euro) nga Komuna e Tetovës përmes një kontrate në vepër, ndonëse nuk ekziston asnjë dëshmi për ndonjë angazhim konkret të tij. Dyshimet e ngritura lidhen me faktin se ky shpërblim mujor i rregullt mund të jetë formë e shpërblimit për shërbimet personale që ai ofron për kryetarin e komunës Bilall Kasami, përfshirë mikpritjen në restorantin “Mantis”, në pronësi të Beadinit, ku shpeshherë shihet në shoqëri të zyrtarëve të komunës si Adnan Azizi – raportoi më herët portali TetovaSot.

Më tej, në vitin 2023, djali i Adnan Beadinit, brenda vetëm 24 orëve, ka përfituar mbi 5 mijë euro nga arka e komunës, duke ngritur dyshime për një praktikë të organizuar të shpërndarjes së mjeteve publike në mënyrë të paqartë dhe të pashpjegueshme.

Në këtë listë të përfituesve të dyshimtë të parasë publike, sipas TetovaSot, përfshihet edhe Uka Aliti, këshilltar në Komunën e Tetovës dhe njëkohësisht përfitues i pagës përmes kontratës në vepër nga vetë kryetari Kasami. Kjo përbën një konflikt të hapur interesi dhe, sipas ekspertëve juridikë, mund të kualifikohet si shkelje ligjore dhe vepër penale.

Një tjetër emër që ngre alarmin është Xhevat Xhemaili, i përshkruar si militant i devotshëm i Lëvizjes Besa dhe bashkëpunëtor i afërt i Kasamit. Sipas të dhënave të Open Finance, ai përfiton 90.000 denarë (rreth 1.500 euro) çdo muaj nga buxheti i komunës, edhe pse nuk kryen ndonjë detyrë të dukshme dhe aktualisht jeton jashtë vendit, në Austri.

Ky rrjet pagesash të dyshimta përmes kontratave në vepër e vendos Komunën e Tetovës në qendër të një afere potencialisht të madhe korruptive, që kërkon urgjentisht hetim nga institucionet përkatëse dhe transparencë të plotë nga autoritetet komunale. Flaka Media

298
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Maj, 2025 22:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
298
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?