Gjykata vendosi: Të shtyhet seanca përgatitore për çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:07

Gjykata vendosi: Të shtyhet seanca përgatitore për çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Seanca përgatitore për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, e paraparë për më 19 qershor 2025, është shtyrë. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese pas pranimit të një njoftimi zyrtar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili informoi se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për zgjedhjen e Elizabeta Dukovskës si gjykatëse kushtetuese – vendim i marrë dy vite më parë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja Dukovska ishte caktuar si raportuese për këtë çështje, prandaj përfshirja e saj nuk është më e mundur në këtë fazë të procedurës.

“Gjykata vendosi: të shtyhet seanca përgatitore për çështjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shkak se gjykatësja për të cilën është anuluar vendimi për zgjedhje me aktvendim të Gjykatës Administrative është raportuese për këtë çështje. Gjithashtu, Gjykata ka sjellë përfundim se shqyrtimi i kësaj lënde duhet të bëhet në përbërje të plotë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjykata Kushtetuese thekson se veprimet e Këshillit Gjyqësor, Kuvendit dhe gjykatave administrative kanë krijuar një precedent juridik të paprecedentë, i cili ka sjellë pasoja ligjore në funksionimin e saj të brendshëm. Flaka Media

293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Maj, 2025 22:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
293
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?