Pse heshtin partitë shqiptare? Nerova kërkon mbrojtje, jo heshtje politike!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 08:25

Pse heshtin partitë shqiptare? Nerova kërkon mbrojtje, jo heshtje politike!

Ndërkohë që banorët shqiptarë të fshatit Nerovë të komunës së Krushevës po përballen me një padrejtësi të hapur nga ana e institucioneve shtetërore, partitë politike shqiptare në pushtet dhe opozitë po zgjedhin heshtjen. Asnjë reagim i fuqishëm, asnjë qëndrim zyrtar i prerë nuk është dhënë për rastin e shkollës që kërcënohet me rrënim vetëm pse është ndërtuar me vetëfinancim nga banorët, pa lejen e shtetit që për vite të tëra i injoroi, shkruan Flaka

Banorët e Nerovës ndërtuan një objekt shkollor me duart e tyre, për të siguruar të drejtën e fëmijëve për të mësuar në gjuhën amtare, ndërkohë që shteti as nuk ndërtoi, as nuk ndihmoi. Tani, i njëjti shtet, me pretekstin e “ndërtimit pa leje”, kërkon të shembë këtë shkollë – një akt që qytetarët e përjetojnë si goditje ndaj dijes, gjuhës dhe identitetit.

Në këtë situatë dramatike, shtrohet pyetja: Pse heshtin partitë shqiptare?

Përfaqësuesit politikë që shpesh vetëquhen “mbrojtës të interesave shqiptare” nuk kanë marrë asnjë hap konkret për të ndalur rrënimin, për të ofruar zgjidhje ligjore ose për të dalë në terren e të takohen me banorët. Heshtja e tyre është jo vetëm zhgënjyese, por edhe politike dhe morale.

A janë më të rëndësishme koalicionet dhe pazaret politike sesa shkollat dhe e drejta për arsimim? A është një objekt shkollor në gjuhën shqipe kaq i padukshëm për partitë që sot janë pjesë e institucioneve?

Banorët e Nerovës nuk kërkuan luks – kërkuan arsim. Nuk ndërtuan përfitime personale – ndërtuan një shkollë për të ardhmen e fëmijëve. Dhe në vend të mirënjohjes, u kthye shpatulla dhe kërcënimi me buldozer.

Kjo situatë kërkon zgjidhje, por mbi të gjitha kërkon zë, mbrojtje, ndërhyrje urgjente. Heshtja e partive politike shqiptare vetëm sa nxit mosbesimin dhe thellon bindjen se për qytetarët e thjeshtë, nuk ka përfaqësim të vërtetë.

Nerova nuk duhet të mbetet e vetme. Partitë shqiptare duhet të flasin, të veprojnë dhe të mbrojnë atë që është më e shenjta: dijen dhe të drejtën për arsimim në gjuhën amtare. Flaka

50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 08:25
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë