VLEN: Mirëpritemi nga faktori ndërkombëtar si garanci për stabilitet dhe integrim

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 08:55

VLEN: Mirëpritemi nga faktori ndërkombëtar si garanci për stabilitet dhe integrim

Subjekti politik VLEN po vazhdon të konsolidojë pozitat e tij në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, duke u shndërruar në një partner të besueshëm dhe kredibil në sytë e faktorit ndërkombëtar. Në një periudhë kur vendi kërkon stabilitet, reforma dhe integrim të sinqertë euro-atlantik, politikat e VLEN-it po hasin në përkrahje të plotë nga aleatët perëndimorë.

Përfaqësues të lartë të këtij subjekti politik po mbajnë takime të rregullta me diplomatët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po shprehet qartë mbështetja për vizionin e tyre reformues. Kjo përbën një sinjal të fuqishëm se VLEN shihet si faktor stabiliteti dhe si një urë ndërlidhëse me vlerat demokratike perëndimore.

Në të kundërt, BDI-ja po përballet me një izolim të thellë në rrafshin ndërkombëtar. Humbja e besimit nga partnerët strategjikë është pasojë e keqpërdorimeve sistematike të pushtetit për interesa personale dhe klanore. Figura kyçe të kësaj partie tashmë janë në listat e zeza ndërkombëtare dhe shpallur persona “non grata”, një paralajmërim se krimi dhe korrupsioni nuk kanë më vend në politikën euro-atlantike.

“VLEN është alternativa e vetme që ofron një të ardhme të bardhë për shqiptarët dhe për Maqedoninë e Veriut në tërësi”, thuhet në reagimet e brendshme të partisë. Me platformën e saj të bazuar në drejtësi, transparencë dhe bashkëpunim të sinqertë me partnerët ndërkombëtarë, VLEN synon të ndërtojë një shtet funksional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Me VLEN, e ardhmja ndërtohet mbi ndershmërinë dhe drejtësinë; me BDI-në, e kaluara e errët dhe e korruptuar zgjatet pafundësisht,” theksojnë zyrtarë të këtij subjekti politik.

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë, mbështetja ndërkombëtare për VLEN është dëshmi se besimi dhe serioziteti ndërtohen me vepra konkrete dhe jo me retorikë boshe. Flaka

50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 08:55
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
50

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë