Krasniqi: Trajtimi i shqiptarëve nga qeveria Mickoski, ndikon në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të shtetit!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 09:13

Krasniqi: Trajtimi i shqiptarëve nga qeveria Mickoski, ndikon në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të shtetit!

Ushtari i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ish-aktivistë i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi për Pressonline.al ka folur për aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se trajtimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nga ana e qeverisë së Hristijan Mickoskit (kryetar i VMRO-DPMNE-së) është një çështje që ngre debate të forta politike dhe ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin demokratik të shtetit!

“Hristijan Mickoski si lider i partisë VMRO-DPMNE, parti tradicionalisht nacionaliste maqedonase për politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, ka arritur ta thellojë edhe më shumë barazinë etnike kjo fal edhe koalicionit me VLEN që ja ka krijuar një terren politik anti shqiptar”, thotë Krasniqi për të Pressonline.al

Sipas tij, qëndrimet e VMRO-DPMNE në pushtet ndaj Shqiptarëve filluan me:

  • Kundërshtimin ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në shtet.
  • Përjashtimin ose minimizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
  • Retorikë nacionaliste, që shpesh është parë si provokuese dhe përçarëse.
  • Rezistencë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, që është themel për bashkëjetesën ndëretnike.

Krasniqi theksoi se pasojat e një Qeverie të drejtuar nga Mickoski dhe VLEN, është rrezikuar tej mase barazia ndëretnike që është jetike për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

“Në të ardhmen mund të ketë një situatë të minuar politike me pasoja në shtim të tensioneve ndëretnike. Proceset euroatlantike mund të ngadalësohen, pasi respektimi i të drejtave të pakicave është kërkesë kyçe e BE-së dhe NATO-s. Kundërshtim i institucioneve shqiptare, veçanërisht në komunat me shumicë shqiptare por edhe në pozita të tjera kundër shqiptarëve! Por ky rrotacion politik ka arritur të përçaj skenën politike shqiptare me një diskurs armiqësor mes vete duke rrezikuar ambientin politik shqiptar dhe kontaminuar edhe ato pak vlera që shqiptarët i kanë pasur edhe në politikë dhe jashtë saj”, nënvizoi ai.(PressOnline.al)

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 09:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?