Aziri: Qeveria po përjashton diasporën dhe zvogëlon përfaqësimin shqiptar – Ky propozim nuk do kalojë!

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 15:22

Aziri: Qeveria po përjashton diasporën dhe zvogëlon përfaqësimin shqiptar – Ky propozim nuk do kalojë!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, gjatë prezantimit të amandamentit kundër ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor, ka shprehur shqetësim të thellë për tentativat e Qeverisë për të fshirë diasporën shqiptare dhe për të ulur numrin e këshilltarëve në vendbanimet me shumicë shqiptare, përcjell Flaka

Sipas Azirit, propozimi i dorëzuar nga Qeveria është i antikueshtetues dhe diskriminues, dhe bie ndesh me të drejtat e barabarta të shqiptarëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Nuk lejojmë këtë diskriminim,” – deklaroi prerë Aziri. “Nëse ky propozim nuk korrigjohet, ne do ta bllokojmë në tërësi.”

Ai shtoi se ky qëndrim mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët – Ziadin Sela dhe nga Fronti Evropian, si një zë i përbashkët kundër përpjekjeve për të zvogëluar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet lokale dhe për të përjashtuar diasporën nga proceset demokratike në vend.

Propozimi pritet të shkaktojë debat të fortë politik në ditët në vijim. Flaka

292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 15:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?