Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Ahmetin me Mirënjohje

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 20:53

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon  Ahmetin me Mirënjohje

Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Kryetarin Ali Ahmeti me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës dhe avansimin politik dhe institucional të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. 

Sot, në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, priti në takim një delegacion të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, Besart Dreshaj së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Gjatë këtij takimi, për herë të parë në historinë e saj, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ndau një çmim mirënjohjeje për një politikan,  z. Ali Ahmeti , duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj si dhe  në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare.

Në fjalën e tij gjatë pranimit të çmimit, Kryetari Ahmeti falënderoi për nderimin dhe theksoi se ky vlerësim i përket të gjithë atyre që kanë kontribuar në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shqiptarëve në rajon si garanci për paqe, zhvillim dhe integrim euroatlantik si dhe ruajtjen e marëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari Ahmeti shprehu besimin se Kosova së shpejti do të reflektojë vullnetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve, duke formuar institucione që do të jenë të përkushtuara ndaj progresit dhe avansimit të integrimit euroatlantik të Kosovës. 

Në fokus ishin edhe zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe statusit juridik të shqiptarëve të vendosur në marrëveshjen e Ohrit. Kryetari Ahmeti paralajmëroi për rrezikun e politikave anakronike që synojnë margjinalizimin e shqiptarëve dhe instalimin e një vazaliteti  institucional, duke theksuar se bashkimi dhe qëndresa janë çelësi për mbrojtjen e të arriturave historike.

Delegacioni nga Kosova dhe përfaqësuesit e BDI-së u pajtuan për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve, në funksion të një të ardhmeje më të sigurt dhe të konsoliduar për shqiptarët në rajon. Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2025 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?